Politike

Gjonaj shpjegon ligjin e amnistisë: Ja kategoritë që përfitojnë, lehtësohen gratë dhe të miturit (VD)

30 Janar 2020, 14:53 Nga DOSJA
Gjonaj shpjegon ligjin e amnistisë: Ja kategoritë që

TIRANË- Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka shpejguar sot ligjin e amnistrisë. Nga foltorja e Kuvendit, Gjonaj ka treguar të gjitha kategoritë që përfitojnë dhe shtoi se më shumë do lehtësohen gratë dhe fëmijët.

Po ashtu ministrja tha se do të amnistohen të gjithë burrat me burgim me një vendim të formës së presë të cilëve i ka mbetur pa vuajtur një dënim deri në 2 vjet.

Nga kjo amnisti përfitojnë të gjithë ata që për shkak të veprës penale dhe shkallës së ulët të rrezikshmërisë janë përjashtuar nga dënimi. Të vetëdijshëm që gratë dhe të miturit janë jo rrallë herë viktima të veprave penale, ky projektligj ka parashikuar lehtësi të ndryshme për gratë dhe të miturit. Nga kjo amnisti do të përfitojnë të gjithë gratë dhe fëmijët për të cilët ka një vendim të formës së prerë deri në 31 dhjetor. Do të amnistohen të gjithë burrat me burgim me një vendim të formës së presë të cilëve i ka mbetur pa vuajtur një dënim deri në 2 vjet. Njëkohësisht do amnistohen ata që kanë qenë 18 ose nën 18 vjeç. Kjo amnisti është ndryshe nga amnistitë e tjera. Nuk do të përfitojnë ripërtëritësit e veprave penale të kategorisë burra. Një nga këto vepra që ka sjellë jo pak ngjarje është futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara“, u shpreh Gjonaj.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike etilda gjonaj ligji i amnistise seancë plenare 30 janar 2020 etilda gjonaj ligji i amnistise seancë plenare 30 janar 2020

Sondazh

Poll