Aktualitet

Kthjellime dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për sot

Moti parashikohet i kthjellët e me vranësira mesatare e hera-herës deri të dendura në orët e mesditës në relievet malore, në verilindje e juglindje. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në zonën lindore të vendit, kryesisht në relievet malore, ndërsa pjesa tjetër e territorit parashikohet pa reshje.

6 Gusht 2025, 07:10 Nga M.B
Kthjellime dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për sot
Foto ilustruese

TIRANA- Ditën e mërkurë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e me vranësira mesatare e hera-herës deri të dendura në orët e mesditës në relievet malore, në verilindje e juglindje. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në zonën lindore të vendit, kryesisht në relievet malore, ndërsa pjesa tjetër e territorit parashikohet pa reshje.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në vlerat minimale, ku zonat malore do të shënojnë deri në 14°C, por ulen maksimumet duke regjistruar vlerën 39°C.në qarkun e Beratit dhe Gjirokastrës.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim, me shpejtësi mesatare 7m/s. Në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare, hera-herës, era do të fitojë shpejtësi 7-14m/s. Valëzimi i detit pritet të jetë i forcës 1 deri në 3 ballë.

moti

Sondazh

Poll