Aktualitet

Aksident tjetër në autostradën Lushnje-Fier, përplasen dy automjete, lëndohen dy drejtuesit

Bëhet me dije se një automjet tip Volkswagen ka tentuar të kalojë në anën tjetër të rrugës dhe është përplasur nga një mjet tip ‘Benz’.

5 Gusht 2025, 20:20 Nga r.ll
Aksident tjetër në autostradën Lushnje-Fier, përplasen dy
aksidenti

LUSHNJE- Një tjetër aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Lushnje-Fier. Sipas informacioneve, në aksidentin e ndodhur në kryqëzimin e Savrës janë përfshirë dy automjete.

Bëhet me dije se një automjet tip Volkswagen ka tentuar të kalojë në anën tjetër të rrugës dhe është përplasur nga një mjet tip ‘Benz’.

Si pasojë kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit e makinave dhe janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Pak orë më parë një aksident i pesëfishtë ndodhi në këtë autostradë, ku dy persona mbetën të plagosur dhe u dërguan po ashtu në spital.

aksident ne autostraden lushnje-fier

Sondazh

Poll