Aktualitet

FOTOLAJM/ Pak minuta reshje shiu përmbytën Vlorë, pamje të tjera nga rrugët dhe zonat që ishin në pushtetin e ujit

Autoritetet lokale kanë shpallur gjendjen e emergjencës dhe kanë aktivizuar strukturat përgjegjëse për menaxhimin e situatës

5 Gusht 2025, 22:15 Nga r.ll
FOTOLAJM/ Pak minuta reshje shiu përmbytën Vlorë, pamje të
pamje nga vlora

VLORË- Qyteti i Vlorës është përballur pasditen e sotme më një stuhi që zgjati vetëm disa minuta, por aq mjaftuan që rrugët e qytetit të përmbytenin dhe pusetat të bllokohenin. 

Në rrugën “Albano e Romina" për shkak të prezencës së ujit u vështirësua qarkullimi i automjeteve dhe këmbësorëve e turistëve. Edhe lagjia historike e Muradies ishte nën pushtetin e ujit, ku tavolina dhe karrige "notonin" në ujë, ndërsa çadrat ishin përmbysur.

Në zonën e portit dhe në pjesën doganorë të kufirit niveli i ujit ishte rritur dhe qarkullimi ishte i vështirë. Siç u raportua edhe më herët autoritetet lokale kanë shpallur gjendjen e emergjencës dhe kanë aktivizuar strukturat përgjegjëse për menaxhimin e situatës. Shërbimet e emergjencës po punojnë për pastrimin e pusetave dhe rikthimin e qarkullimit.

mot i keq ne vlore

Sondazh

Poll