Aktualitet

FOTO/ Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë përmbytje në Vlorë, rrugët e qytetit në pushtetin e ujit! Autoritetet lokale shpallin gjendjen e emergjencës

Bëhet me dije se shërbimet e emergjencës po punojnë për pastrimin e pusetave dhe rikthimin e qarkullimit.

5 Gusht 2025, 19:06 Nga r.ll
FOTO/ Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë përmbytje në
foto nga vlora

VLORË- Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë Vlorën për disa minuta. Si pasojë shumë nga rrugët e qytetit janë nën pushtetin e ujit duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve. 

Sipas raportimeve, autoritetet lokale kanë shpallur gjendjen e emergjencës dhe kanë aktivizuar strukturat përgjegjëse për menaxhimin e situatës. Bëhet me dije se shërbimet e emergjencës po punojnë për pastrimin e pusetave dhe rikthimin e qarkullimit.

Zonat më të prekura përfshijnë:

- lagjja “Skelë”,
- zona pranë bibliotekës publike,
- zona përreth Kishës Ortodokse dhe sheshi “Albano & Romina”.

FOTO/ Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë përmbytje në

moti i keq ne vlore permbytje ne vlore

Sondazh

Poll