Politike

Deklaratat e Berishës për letrën drejtuar OSBE/ODIHR/ Ministria e Jashtme: Nuk është as ndërhyrje në punën e vëzhguesve dhe as presion! Janë paraqitur disa sqarime

Në reagim thuhet se është normale që pas çdo procesi zgjedhor, autoritetet e shtetit që kanë zhvilluar zgjedhjet, i përcjellin Misionit vëzhgues saktësime teknike dhe kontekst lidhur me gjetjet e raportit paraprak, për të cilat vlerësohet se janë të nevojshme për t’u konsideruar në një raport përfundimtar të bazuar në fakte dhe prova.

4 Gusht 2025, 16:22 Nga r.ll
Deklaratat e Berishës për letrën drejtuar OSBE/ODIHR/ Ministria e
ministria e jashtme

TIRANË- Ministria e Jashtme ka reaguar pas deklaratave të kryetarit të PD-së, Sali Berishës, lidhur me letren drejtuar OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet e 11 majit. Në deklaratën e mëposhtme thuhet se në letrën e përmendur nga Berisha, nuk bëhet fjalë për ndërhyrje në punën e Misionit të vëzhguesve të ODIHR, dhe aq më pak presion ndaj tyre.

Në reagim thuhet se është normale që pas çdo procesi zgjedhor, autoritetet e shtetit që kanë zhvilluar zgjedhjet, i përcjellin Misionit vëzhgues saktësime teknike dhe kontekst lidhur me gjetjet e raportit paraprak, për të cilat vlerësohet se janë të nevojshme për t’u konsideruar në një raport përfundimtar të bazuar në fakte dhe prova.

Shtohet më tej se edhe në rastin në fjalë janë paraqitur sqarime që janë vlerësuar se mund të merren parasysh nga raportuesit gjatë hartimit të Raportit përfundimtar.

REAGIMI I PLOTË:

Në lidhje me pretendimet e sotme të Kryetarit të Partisë Demokratike mbi letrën e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme drejtuar institucioneve ndërkombëtare të përfshira në vëzhgimin e zgjedhjeve të 11 Majit 2025 në Shqipëri, sqarojmë se:

Siç është e qartë dhe në letrën e përmendur, nuk bëhet fjalë për ndërhyrje në punën e Misionit të vëzhguesve të ODIHR, dhe aq më pak presion ndaj tyre.

Është në praktikën normale të çdo procesi zgjedhor, që autoritetet e shtetit pritës të përcjellin pranë Misionit vëzhgues saktësime teknike dhe kontekst lidhur me gjetjet e raportit paraprak, për të cilat vlerësohet se janë të nevojshme për t’u konsideruar në një raport përfundimtar të bazuar në fakte dhe prova.

Edhe në rastin në fjalë, janë paraqitur sqarime që janë vlerësuar se mund të merren parasysh nga raportuesit gjatë hartimit të Raportit përfundimtar. Sigurisht, marrja në konsideratë apo jo e sqarimeve, është ne diskrecionin e plotë të Misionit vëzhgues.

Kujtojmë se edhe vetë ODIHR ka reaguar më parë që nuk ka pasur një presion të tillë.

MEPJ mbetet gjithmonë e angazhuar për të respektuar pavarësinë dhe integritetin e çdo mekanizmi vëzhgues në përputhje me mandatin që i është ngarkuar nga ODIHR.

Në konferencën e sotme për mediat, Berisha ka publikuar një letër ku thotë se ministri i Jashtëm, Igli Hasani kërcënon vëzhguesit ndërkombëtarë që të ndryshojnë raportin mbi zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Berisha tha se Hasani mashtron hapur ndërkombëtarët duke shpikur arrestime nga SPAK. Gjithashtu u shpreh më tej se ministri Hasani kërcënoi vëzhguesit duke u thënë se nuk janë përdorur burimet e administratës. Berisha tha se kryediplomati është një njeri pa nocionet më elementare të zgjedhjeve dhe të drejtave të njeriut. 

ministria e jashmte igli hasani sali berisha

Sondazh

Poll