Politike

"Do nxjerrim të dhëna të tjera për farsën e 11 majit"/ Letra e Hasanit, Berisha: Kam besim tek integriteti i misioneve ndërkombëtare.

Kreydemokrati u shpreh se ka besim tek integriteti i misioneve ndërkombëtare, të cilat sipas tij nuk mund të pajtohen me manipulimet zgjedhore.

4 Gusht 2025, 13:43 Nga DOSJA
"Do nxjerrim të dhëna të tjera për farsën e 11
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur në një konferencë për mediat tha se do të publikojë të dhëna të tjera në lidhje me zgjedhjet e 11 majit. Kreydemokrati u shpreh se ka besim tek integriteti i misioneve ndërkombëtare, të cilat sipas tij nuk mund të pajtohen me manipulimet zgjedhore.

"Unë kam besim tek integriteti i tyre. Kam besim tek integriteti i misioneve ndërkombëtare, të cilat nuk mund të pajtohen kurrë, se ka cituar ky këtu. Aty ka një fjalë më të rëndë shumë. Fusha të pabarabarta thotë. Nëqoftëse në diktaturën totalitare nuk ka garë, nuk ka kompeticion, në diktaturën autoritare ka garë dhe quhet kompetitive gara, por nuk ka fushë të barabartë. Ai del në fushë me 1 miliardë para buxheti, ai tjetri del me 3 apo 5 mln.

Ai del në fushë me gjithë makinerinë e shteti, gjithë logjistikën e shtetit. Del në fushë me dhjetëra mijëra punonjës që paguhen me rrogën e taksapaguesve të shndërruar tashmë në operator elektoral. I armatos me të gjithë të dhënat personale. Do shifni ju të dhëna, se prap laptopi funksionon. Tani është periudha e laptopit. Do nxjerr të dhëna të tjera unë këtu. Ndaj dhe me shkallën më të lartë të përgjegjësisë informojmë shqiptarët për këtë farsë të turpshme që e organizoi armiku i egër i votës dhe lirive të tyre. Bastardi i xhelatëve të diktaturës komuniste, kreu i organizatës kriminale, Edvin Kristaq Rama," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll