Politike

"Përshëndes mbylljen e hetimeve të nisura që në 2019", Meta: Asgjë e re nga takimi i fundit me prokurorët e SPAK-ut

Meta thotë se ngritën zyrtarisht kërkesën për të hetuar se kush ka bërë pagesa të paligjshme për llogari të LSI-së për kompanitë në SHBA dhe dyti se kujt i dërgon faturat për t'u aprovuar në Partinë e Lirisë, kompania GSIS.

4 Gusht 2025, 15:28 Nga r.ll
"Përshëndes mbylljen e hetimeve të nisura që në
ilir meta

TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar lidhur me mbylljen zyrtare të hetimeve të Prokurorisë së Posaçme ndaj tij.  Në reagim, Meta shprehet se sot u mbyllën hetimet që i cilëson si një "fabrikim politik" të nisur që në dhjetor të 2019. 

Ai shton më tej se edhe në takimin e sotëm nuk kishte asgjë të re nga takimi i fundit i zhvilluar më 27 maj me prokurorët e SPAK-ut. Meta thotë se ngritën zyrtarisht kërkesën për të hetuar se kush ka bërë pagesa të paligjshme për llogari të LSI-së për kompanitë në SHBA dhe dyti se kujt i dërgon faturat për t'u aprovuar në Partinë e Lirisë, kompania GSIS.

"Mos-hetimi në këto dy drejtime është vetëm një diktat, pasi nga ana ligjore profesionale dhe kjo është gjëja më e rëndësishme që duhet të bëhet dhe që duhet të bëhet nga dy vite.", shprehet Meta ndër të tjera.

POSTIMI I PLOTË: 

Përshëndes mbylljen zyrtare të hetimit-fabrikimeve të nisura që në Dhjetor 2019.

Asgjë e re nga takimi i fundit më 27 Maj me prokurorët e SPAK-ut.

Ngritëm me forcën dhe zyrtarisht kërkesën për të hetuar me përgjegjshmëri se kush ka bërë pagesa të paligjshme për llogari të LSI-së për kompanitë në SHBA dhe dyti se kujt i dërgon faturat për t'u aprovuar në Partinë e Lirisë, kompania GSIS.

Mos-hetimi në këto dy drejtime është vetëm një diktat, pasi nga ana ligjore profesionale dhe kjo është gjëja më e rëndësishme që duhet të bëhet dhe që duhet të bëhet nga dy vite.

Ditën e sotme Metës iu komunikua nga SPAK mbyllja e hetimeve dhe akuzat e ngritura ndaj tij. Komunikimi duhej të kryhej  të hënën e kaluar, por nuk u bë për shkak se avokati i Metës gjendej jashtë vendit.

Presidenti i Partisë së Lirisë u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t'i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.

Konkretisht, Kryemadhi u hetua për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. Gjykata la në fuqi më 23 tetor masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Kryemadhit, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash.

Ndërkohë ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, iu zëvëndësua masa e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Të tre të hetuarit nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje” urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK.

ilir meta

Sondazh

Poll