4 Gusht 2025, 15:42
Nga r.ll
foto ilustruese
PAKISTAN- Autoritetet në Pakistan e kanë rifilluar dëbimin me forcë të refugjatëve afganë, pasi qeveria federale nuk pranoi ta zgjasë afatin e qëndrimit të tyre në vend, thanë zyrtarët të hënën.
Kjo vendim prek rreth 1.4 milionë afganë që mbajnë kartela të Dëshmisë së Regjistrimit (PoR), të cilëve u ka skaduar statusi ligjor në fund të qershorit.
Shumë prej tyre kishin shpresuar për një zgjatje njëvjeçare për të zgjidhur çështje personale, siç janë shitja e pronës apo përfundimi i bizneseve, para se të ktheheshin në Afganistan.
Përveç mbajtësve të kartelave PoR, rreth 800.000 afganë të tjerë posedojnë Kartela të Shtetasit Afgan (ACC).
Policia thotë se edhe ata po jetojnë në mënyrë të paligjshme në vend dhe po arrestohet para dëbimit në provincat Punjab lindor, Baloçistan jugperëndimor dhe Sindh jugor.
Vendimi i së hënës nxiti kritika nga Komisionari i Lartë për Refugjatët i Kombeve të Bashkuara, UNHCR.
Sipas një raporti të UNHCR-së nga qershori, të paktën 1.2 milionë afganë janë detyruar të kthehen nga Irani dhe Pakistani këtë vit.
Dëbimet në një shkallë kaq të gjerë mund ta përshkallëzojnë gjendjen tashmë të brishtë në Afganistan, ku Qeveria talibane mori pushtetin në vitin 2021.
Një njoftim i Qeverisë pakistaneze i datës 31 korrik, i parë nga Associated Press, konfirmon vendimin e Pakistanit për të riatdhesuar të gjithë shtetasit afganë me kartela të skaduara PoR.
Në njoftim thuhet se afganët pa pasaporta të vlefshme dhe pa viza pakistaneze po qëndrojnë në vend në mënyrë të paligjshme dhe duhet të kthehen në atdhe sipas ligjeve të Pakistanit për emigracionin.
Policia në mbarë Pakistanin po ndalon afganët për t’i transportuar drejt pikave kufitare, sipas dy zyrtarëve të Qeverisë dhe të sigurisë që folën në kushte anonimiteti.
Ata thanë se nuk po kryhen arrestime masive, por policisë i është dhënë urdhri të shkojë derë më derë dhe të kryejë kontrolle të rastësishme për të ndaluar të huajt që banojnë në mënyrë të paligjshme.
"Po, refugjatët afganë që po jetojnë në mënyrë të paligjshme në Pakistan po kthehen në mënyrë të dinjitetshme", tha Shakeel Khan, komisionar për refugjatët afganë në provincën veriperëndimore Khyber Pakhtunkhwa.
Ai tha se kjo është masa më e madhe deri më tani që po zbatohet me urdhër të qeverisë federale në Islamabad.
Miliona afganë janë larguar drejt Pakistanit gjatë katër dekadave të fundit për t’i shpëtuar luftës, trazirave politike dhe vështirësive ekonomike.
Fushata e re e dëbimeve vjen pas një operacioni të gjerë të filluar në vitin 2023 kundër të huajve që jetojnë në mënyrë të paligjshme në Pakistan.
Qaiser Khan Afridi, zëdhënës i agjencisë së OKB-së për refugjatët, shprehu shqetësim të thellë lidhur me veprimet e fundit të Qeverisë pakistaneze.
"Dërgimi i njerëzve në këtë mënyrë përbën riatdhesim të detyruar dhe është shkelje e detyrimeve ndërkombëtare të një shteti", tha Afridi në një deklaratë, duke i bërë thirrje Pakistanit që të ndjekë një qasje “njerëzore për të siguruar kthimin vullnetar, gradual dhe me dinjitet” të afganëve, dhe vlerësoi vendin për strehimin e miliona refugjatëve afganë për më shumë se 40 vjet./REL
pakistan okb
Bota
4 Gusht 2025, 15:05
r.ll
incidenti
ITALI- Pushuesit në plazhin e Macarese, në rajonin e Lacios, kanë përjetuar momente tmerri pasditen e së diel...
Bota
4 Gusht 2025, 14:20
M.B
Foto ilustruese
RUSIA- Rusia bëri thirrje për kujdes, pasi presidenti amerikan, Donald Trump, javën e kaluar njoftoi për dislokimin e d...
Bota
4 Gusht 2025, 13:33
Alessandro Venier
ITALI- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vrasjen makabre të 35-vjeçarit Alessandro Venier n&eu...
Bota
4 Gusht 2025, 12:19
E. D
foto ilustruese
MOSKË- Në Moskë nis gjykimi ndaj 19 personave që akuzohen për përfshirje në sulmin në sallën ...
Bota
4 Gusht 2025, 12:10
M.B
Foto ilustruese
LINDJE E MESME- Qindra zyrtarë të sigurisë izraelite në pension, përfshirë ish-krerët e agjencive të...
Bota
4 Gusht 2025, 09:32
M.B
Foto ilustruese
LINDJE E MESME- Udhëheqësit perëndimorë kanë dënuar pamjet e shfaqura në videot e pengjeve izraelit...
Bota
4 Gusht 2025, 08:40
M.B
Vladimir Putin dhe Donald Trump
SHBA- Është shumë e pazakontë që presidentët amerikanë të urdhërojn&...
Bota
4 Gusht 2025, 08:18
M.B
Foto ilustruese
UKRAINA- Në Ukrainë, hetuesit kanë zbuluar një skandal të ri korrupsioni që lidhet me pro...
Bota
4 Gusht 2025, 08:02
M.B
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se i dërguari i tij i posaçëm, Steve Witkoff mund të udhëtojë p&e...
Bota
4 Gusht 2025, 07:36
M.B
Harta
JEMEN- Më shumë se 60 emigrantë humbën jetën kur një anije që transportonte rreth 150 persona u mbyt në ...