Bota

Tornado e papritur në një plazh në Italinë qendrore/ Çadra dhe shezlonë në ajër, banorët vrapojnë për të shpëtuar veten (VIDEO)

Autoritetet lokale nuk kanë raportuar për të lënduar ose dëme materiale, ndërsa theksojnë se ky është një fenomen i rrallë për sezonin dhe rajonin, i cili duket se lidhet me paqëndrueshmërinë intensive të motit në ditët e fundit në Italinë qendrore.

4 Gusht 2025, 15:05 Nga r.ll
Tornado e papritur në një plazh në Italinë qendrore/
incidenti

ITALI- Pushuesit në plazhin e Macarese, në rajonin e Lacios, kanë përjetuar momente tmerri pasditen e së dielës kur një tornado i habiti të pranishmit, duke "ngritur" çadrat në ajër dhe duke shkaktuar panik.

Sipas dëshmitarëve, moti u përkeqësua papritur dhe një erë e fortë përfshiu plazhin, duke hedhur çadrat dhe shezlongjet. Pushuesit filluan të vraponin në panik për t'u mbrojtur, ndërsa stafi i plazhit u përpoq të rivendoste rendin.

"Moti u përkeqësua papritur dhe filloi të frynte shumë erë. Çadrat u hodhën në ajër", tha  një punonjës në një dyqan plazhi në zonë. "Zgjati disa minuta, por njerëzit ishin të frikësuar dhe vrapuan për t'u fshehur. U afrova te rojet e plazhit për t'i ndihmuar të mbyllnin çadrat dhe të çonin banorët në një vend të sigurt. Pati panik, por për fat të mirë askush nuk u lëndua. Pak më vonë, gjithçka u kthye në normalitet".

Autoritetet lokale nuk kanë raportuar për të lënduar ose dëme materiale, ndërsa theksojnë se ky është një fenomen i rrallë për sezonin dhe rajonin, i cili duket se lidhet me paqëndrueshmërinë intensive të motit në ditët e fundit në Italinë qendrore.

 

tornado ne itali

Sondazh

Poll