Bota

Publikimi i videove të pengjeve izraelite, udhëheqësit botërorë dënojnë pamjet e rënda, Netanyahu drejtuar familjeve: Vijojmë përpjekjet për t'i liruar

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, tha se "imazhet e pengjeve që parakalohen për propagandë janë të neveritshme" dhe se ata duhet të lirohen "pa kushte".

4 Gusht 2025, 09:32 Nga M.B
Publikimi i videove të pengjeve izraelite, udhëheqësit
Foto ilustruese

LINDJE E MESME- Udhëheqësit perëndimorë kanë dënuar pamjet e shfaqura në videot e pengjeve izraelite të filmuara nga pengmarrësit e tyre në Gaza, teksa Kryqi i Kuq bën thirrje për ndërhyrje për të gjithë ata që kanë mbetur në robëri.

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, tha se "imazhet e pengjeve që parakalohen për propagandë janë të neveritshme" dhe se ata duhet të lirohen "pa kushte".

Thirrjet vijnë pasi Hamasi publikoi të enjten një video të Rom Braslavskit, të dobët dhe duke qarë. GjithashtuHamasi publikoi pamje të Evyatar Davidit të dobësuar të shtunën. Nga ana tjetër udhëheqësit izraelitë akuzuan organizatën për vdekjen e pengjeve nga uria ndërsa krahu i armatosur i Hamasit mohoi se i ka lënë qëllimisht të burgosurit të uritur, duke thënë se pengjet hanë atë që hanë luftëtarët dhe njerëzit e tyre për shkak të një krize urie në Gaza.

Pasi u publikuan videot, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, foli me dy familjet e pengjeve, duke shprehur “tronditje të thellë” dhe duke u thënë atyre se përpjekjet për të kthyer të gjithë pengjet “do të vazhdojnë pa pushim”.

Të dielën, Netanyahu foli me kreun e Kryqit të Kuq në rajon, duke kërkuar përfshirjen e tij të menjëhershme në sigurimin e ushqimit dhe kujdesit mjekësor për pengjet.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) tha se ishin "të tmerruar" nga videot që jepnin "dëshmi të forta të kushteve kërcënuese për jetën në të cilat po mbahen pengjet".

lindje e mesme

Sondazh

Poll