4 Gusht 2025, 12:10
Nga M.B
Foto ilustruese
LINDJE E MESME- Qindra zyrtarë të sigurisë izraelite në pension, përfshirë ish-krerët e agjencive të inteligjencës, i kanë bërë thirrje presidentit amerikan, Donald Trump, që të ushtrojë presion mbi Qeverinë izraelite për t’i dhënë fund luftës në Gazë.
“Është vlerësimi ynë profesional që Hamasi [v.j. grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian] nuk paraqet më kërcënim strategjik për Izraelin”, shkruan në një letër të hapur ish-zyrtarët.
“Fillimisht, kjo luftë ishte luftë e drejtë, luftë mbrojtëse, por kur ne arritëm të gjitha synimet ushtarake, kjo luftë pushoi së qeni luftë e drejtë”, tha Ami Ayalon, ish-drejtori i shërbimit të sigurisë, Shin Bet.
Lufta, që po i afrohet muajit të 23-të, “po e çon Izraelin drejt humbjes së sigurisë dhe identitetit të tij”, paralajmëroi Ayalon në një video të publikuar së bashku me letrën më 4 gusht. E nënshkruar nga 550 persona, përfshirë ish-shefat e Shin Bet dhe agjencisë së spiunazhit, Mossad, letra i bën thirrje Trumpit që “të udhëheqë” kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, drejt një armëpushimi.
Izraeli nisi operacionin ushtarak në Rripin e Gazës në kundërpërgjigje ndaj sulmit vdekjeprurës të 7 tetorit 2023, që Hamasi kreu ndaj Izraelit. Në javët e fundit, Izraeli po përballet me presion të madh nga ndërkombëtarët që të pranojë një armëpushim, i cili do të mundësonte lirimin e pengjeve izraelite që mbahen në Gazë dhe shpërndarjen e ndihmave nga agjencitë e Kombeve të Bashkuara në territorin palestinez.
Por, disa në Izrael, përfshirë ministra të Qeverisë së Netanyahut, po kërkojnë që forcat izraelite të vazhdojnë ofensivën dhe që Gaza të pushtohet tërësisht ose pjesërisht. Letra po ashtu u nënshkrua nga tre ish-krerët e Mossadit: Tamir Pardo, Efraim Halevy dhe Danny Yatom. Përmes kësaj letre, nënshkruesit argumentuan se ushtria izraelite “ka arritur prej kohësh dy objektivat që mund të përmbusheshin me forcë: shkatërrimin e strukturave ushtarake dhe sundimit të Hamasit”.
“Objektivi i tretë, dhe më i rëndësishmi, mund të arrihet vetëm përmes një marrëveshjeje: kthimi në shtëpi i të gjithë pengjeve”, thanë nënshkruesit.
Në letër, ish-zyrtarët i thanë Trumpit se ai gëzon kredibilitet te shumica e izraelitëve dhe mund të ushtrojë presion ndaj Netanyahut për t’i dhënë fund luftës dhe për të kthyer pengjet. Pas një armëpushimi, nënshkruesit argumentuan se Trumpi mund të detyrojë krijimin e një koalicioni rajonal që do të mbështeste një Autoritet Palestinez të reformuar për të marrë drejtimin e Gazës, si një alternativë ndaj sundimit të Hamasit./ REL
lindje e mesme
Bota
4 Gusht 2025, 09:32
M.B
Foto ilustruese
LINDJE E MESME- Udhëheqësit perëndimorë kanë dënuar pamjet e shfaqura në videot e pengjeve izraelit...
Bota
4 Gusht 2025, 08:40
M.B
Vladimir Putin dhe Donald Trump
SHBA- Është shumë e pazakontë që presidentët amerikanë të urdhërojn&...
Bota
4 Gusht 2025, 08:18
M.B
Foto ilustruese
UKRAINA- Në Ukrainë, hetuesit kanë zbuluar një skandal të ri korrupsioni që lidhet me pro...
Bota
4 Gusht 2025, 08:02
M.B
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se i dërguari i tij i posaçëm, Steve Witkoff mund të udhëtojë p&e...
Bota
4 Gusht 2025, 07:36
M.B
Harta
JEMEN- Më shumë se 60 emigrantë humbën jetën kur një anije që transportonte rreth 150 persona u mbyt në ...
Bota
4 Gusht 2025, 07:26
M.B
Foto ilustruese
AFGANISTAN- Një agjenci qeveritare e Shteteve të Bashkuara, e themeluar më 2008, për të vlerësuar përpje...
Bota
3 Gusht 2025, 22:57
foto ilustruese
GAZA- Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të zhvillojë një diskutim të posaçëm mbi pe...
Bota
3 Gusht 2025, 22:48
foto ilustruese
GAZA- Hamasi është i gatshëm të bashkëpunojë me çdo kërkesë nga Kryqi i Kuq për të...
Bota
3 Gusht 2025, 22:12
E. D
15-vjeçari
GAZA- Një adoleshent palestinez ka mbetur i verbër në njërin sy pasi u qëllua nga forcat izraelite teksa pë...
Bota
3 Gusht 2025, 22:02
Benjamin Netanyahu
IZRAEL- Kryeminstri izraelit, Benjamin Netanyahu pohoi se ka biseduar me drejtuesin rajonal të Kryqit të Kuq, Julien Lerisson,...