4 Gusht 2025, 08:18
Nga M.B
Foto ilustruese
UKRAINA- Në Ukrainë, hetuesit kanë zbuluar një skandal të ri korrupsioni që lidhet me prokurimin e armëve. Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit (NABU), së bashku me Zyrën e Prokurorit Kundër Korrupsionit (SAP), njoftuan se kishin zbuluar "përvetësim sistematik" të fondeve publike për ushtrinë, si dhe "marrjen dhe dhënien e përfitimeve të paligjshme në një shkallë veçanërisht të madhe".
Këto janë kontrata me prodhuesit e dronëve të cilat, sipas autoriteteve në Kiev, u lidhën me çmime dukshëm të larta - në dëm të buxhetit shtetëror të Ukrainës. Sipas informacioneve të deritanishme, janë arrestuar katër të dyshuar - midis tyre, sipas agjencisë gjermane të lajmeve dpa, është edhe deputeti Oleksiy Kuznetsov. Ai i përket partisë së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.
30 përqind për ryshfet
Akuzat i referohen edhe disa punonjësve të tjerë të shërbimeve publike në nivel qyteti, si dhe anëtarëve të Gardës Kombëtare. Këta të fundit u pezulluan nga detyrat e tyre, deklaroi ministri i Brendshëm Ihor Klimenko. Të dyshuarit, siç u tha, lidhën kontrata për blerjen e dronëve për luftën me çmime të tepruara, dhe më pas morën 30 përqind të shumës në formën e ryshfeteve. Presidenti Zelensky deklaroi se është "mirënjohës" ndaj organeve antikorrupsion për punën e tyre.
"Nuk duhet të ketë tolerancë për korrupsionin, nevojitet bashkëpunim i qartë për të zbuluar ryshfetin - dhe në fund të fundit vendime të drejta për denimin e tij", tha ai në kanalin e tij në "Telegram".
"Është e rëndësishme që institucionet të punojnë në mënyrë të pavarur". Ligji i sapomiratuar të enjten, ofron të gjitha mundësitë për luftimin e korrupsionit dhe ryshfetit.
Me këtë ligj parlamenti ukrainas rivendosi pavarësinë e Zyrës Kombëtare Kundër Korrupsionit dhe Zyrës së Prokurorit Kundër Korrupsionit. Përpara kësaj, me urdhër të Zelenskit, të dy institucionet u vendosën nën juridiksionin e Zyrës së Prokurorit të Shtetit. Kjo shkaktoi protesta në vend dhe kritika nga Bashkimi Evropian javën e kaluar.
Ukraina dhe korrupsioni
Korrupsioni dhe shpërdorimi janë probleme të përhapura në Ukrainë. Që kur filloi pushtimi rus më shumë se tre vjet më parë, janë zbuluar disa raste korrupsioni në ushtri dhe Ministrinë e Mbrojtjes.
Prandaj, BE-ja ka kërkuar vazhdimisht që Ukraina të zbatojë reforma nëse dëshiron të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian. Në Indeksin aktual të Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International, Ukraina renditet e 105-ta nga 180 vende.
Ka dyshime edhe për zhdukjen në kanale të errëta të ndihmave perëndimore që i dërgohen Ukrainës për të luftuar Rusinë, por deri tani nuk është publikuar ndonjë rast konkret me përmasa të gjëra./ DW
ukraina
Bota
4 Gusht 2025, 08:02
M.B
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se i dërguari i tij i posaçëm, Steve Witkoff mund të udhëtojë p&e...
Bota
4 Gusht 2025, 07:36
M.B
Harta
JEMEN- Më shumë se 60 emigrantë humbën jetën kur një anije që transportonte rreth 150 persona u mbyt në ...
Bota
4 Gusht 2025, 07:26
M.B
Foto ilustruese
AFGANISTAN- Një agjenci qeveritare e Shteteve të Bashkuara, e themeluar më 2008, për të vlerësuar përpje...
Bota
3 Gusht 2025, 22:57
foto ilustruese
GAZA- Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të zhvillojë një diskutim të posaçëm mbi pe...
Bota
3 Gusht 2025, 22:48
foto ilustruese
GAZA- Hamasi është i gatshëm të bashkëpunojë me çdo kërkesë nga Kryqi i Kuq për të...
Bota
3 Gusht 2025, 22:12
E. D
15-vjeçari
GAZA- Një adoleshent palestinez ka mbetur i verbër në njërin sy pasi u qëllua nga forcat izraelite teksa pë...
Bota
3 Gusht 2025, 22:02
Benjamin Netanyahu
IZRAEL- Kryeminstri izraelit, Benjamin Netanyahu pohoi se ka biseduar me drejtuesin rajonal të Kryqit të Kuq, Julien Lerisson,...
Bota
3 Gusht 2025, 21:46
E. D
foto ilustruese
HAMASI- Publikimi i dy videove brutale të pengjeve të Hamasit që tregonin të burgosurit izraelitë n&eum...
Bota
3 Gusht 2025, 21:03
E. D
Kostandin Dramolli
KORÇË- Kostandin Dramolli u proceduar penalisht ditën e sotme për shkak se goditi me gurë xhamat e Bashkis&e...
Bota
3 Gusht 2025, 20:42
E. D
Mark Zuckerberg dhe Mira Murati
SHBA- Drejtori ekzekutiv i Meta-s, Mark Zuckerberg, donte të blinte Thinking Machines Lab për të ecur pë...