Aktualitet

Arrestimi i Flodian Plakut/ Policia jep detaje: U kap me armë, gati për qitje, 25 mijë euro cash! Në hotel ishe edhe Julian Aliaj

Policia thekson se në hotelin që fshihej Plaku, u kap edhe Julian Aliaj (Pashaj), i shpallur në kërkim për vrasjen e Renato Hoxhës.

4 Gusht 2025, 10:17 Nga E. D
Arrestimi i Flodian Plakut/ Policia jep detaje: U kap me armë, gati
Drejtori i Policisë së Vlorës

VLORË- Drejtori i Policisë së Vlorës përmes një deklarate ka dhënë detaje nga kapja e Flodian Plakut në Orikum. Sipas deklaratës së policisë, Flodian Plaku në momentin e kapjes ishte armatosur me armë gati për qitje, kishte me vete edhe 25 mijë euro cash dhe 7 celularë. Policia thekson se në hotelin që fshihej Plaku, u kap edhe Julian Aliaj (Pashaj), i shpallur në kërkim për vrasjen e Renato Hoxhës.

“Ishte i armatosur, me fishekë gati për qitje. Iu gjetën 17 fishekë, 25 mijë euro cash dhe 7 celularë. Gjatë ndërhyrjes policore në hotelin që fshihej, u kap edhe Julian Aliaj (Pashaj), i shpallur në kërkim për vrasjen e Renato Hoxhës”, tha Policia. 

 

 

drejtori i policisë së vlorës flodian plakut

Sondazh

Poll