Aktualitet

Një person u raportua si "i zhdukur" nga trageti, Shqipëria dhe Itali, operacion kërkimi në det

Bëhet me dije se kërkimet janë zhvilluar dhe ditën e djeshme nga Kepi i Stillos në jug, deri në grykëderdhjen e Semanit në veri.

4 Gusht 2025, 09:09 Nga M.B
Një person u raportua si "i zhdukur" nga trageti, Shqipëria
Foto ilustruese

SHQIPËRI- Një person është raportuar i zhdukur nga trageti ndërkombëtar “AKKA” ndërsa Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit në bashkëpunim të ngushtë me Forcat e Armatosura, Policinë Kufitare dhe autoritetet italiane po zhvillon një operacion të gjerë kërkimi.

Bëhet me dije se kërkimet janë zhvilluar dhe ditën e djeshme nga Kepi i Stillos në jug, deri në grykëderdhjen e Semanit në veri. Gjithashtu mësohet se operacioni është zhvilluar në koordinim të vazhdueshëm ndërinstitucional dhe ndërkombëtar, duke ndjekur çdo protokoll të kërkim-shpëtimit në det, por pa rezultat.

Sipas informacioneve, operacioni do të vijohet në varësi të zhvillimeve dhe kushteve atmosferike.

shqiperi italia

Sondazh

Poll