Aktualitet

Detaje nga arrestimii Flodian Plaku/ Në momentin e kapjes kishte dy armë zjarri, në pranga edhe një ndihmës i tij

Bëhet me dije se në momentin e kapjes nga policia në qytetin e Vlorës, Plaku kishte me vete dy armë zjarri (pistoleta).

3 Gusht 2025, 18:09 Nga E. D
Detaje nga arrestimii Flodian Plaku/ Në momentin e kapjes kishte dy
Flodian Plaku dhe Gentjan Bejtja

VLORË- Detaje të reja janë zbardhur pas arrestimit të Flodian Plakut, i cili akuzohet për vrasjen e Gentian Bejtjas, ngjarje e ndodhur më 15 mars 2024 në fshatin Larushkë të Krujës. Bëhet me dije se në momentin e kapjes nga policia në qytetin e Vlorës, Plaku kishte me vete dy armë zjarri (pistoleta).

Gjithashtu është arrestuar edhe një bashkëpunëtor i tij, i cili është identifikuar si shtetasi Juljan Aliaj. Siç raportohet Plaku kishte marrë porosi për të kryer sërish vrasje.

flodian plaku

Sondazh

Poll