Aktualitet

Akuzohet për vrasjen e Gentian Bejtjas, vihet në pranga Flodian Plaku

Arrestimi është kryer në Vlorë nga policia e qytetit bregdetar dhe drejtoria e Krimeve të Rënda.

3 Gusht 2025, 17:39 Nga E. D
Akuzohet për vrasjen e Gentian Bejtjas, vihet në pranga Flodian
Flodian Plaku

VLORË- Flodian Plaku, i cili akuzohet për vrasjen e Gentian Bejtjas është vënë në pranga ditën e sotme në Vlorë. Arrestimi është kryer në Vlorë nga policia e qytetit bregdetar dhe drejtoria e Krimeve të Rënda. Arrestimi i tij vjen pas dy muajsh hetimesh intensive, që çuan në identifikimin dhe lokalizimin e Plakut. 

Flodian dyshohet të ketë qenë vrasës me pagesë, i angazhuar për eliminimin e Gentian Bejtjas. Më herët për këtë është arrestuar edhe Ilir Beqaraj, kunati i Roan Brahimit, i dyshuar për përfshirje në organizimin e atentatit.

Vrasja e Gentjan Bejtjas

Gentian Bejtja u ekzekutua me 15 mars në banesën e tij. Ai ishte një emër i njohur për drejtësinë dhe ishte i dyshuar për një sërë ngjarjesh të rënda. Në 9 janar të vitit 2022, Gentian Bejtja ish-polic burgu, i shpëtoi një atentati me breshëri kallashnikovi, në afërsi të Niklës në Fushë-Krujë, por u plagos në krah miku i tij 31 vjeçar Klodian Stafuka i cili ndodhej me të në makinë gjatë momentit kur ndaluan për të furnizuar makinën në një pikë karburanti. Dy të dyshuarit për vrasjen e tij janë Edison Haxhia dhe Ilir Beqaraj.

flodian plaku

Sondazh

Poll