3 Gusht 2025, 14:31
Nga DOSJA
eni vasili
TIRANË- Radiotelevizioni Shqiptar është zyrtarisht në krizë. Ky konstatim është bërë nga drejtoresha e sapoemëruar Eni Vasili, që në muajt e parë të punës. Pavarësisht mungesës së transparencës me publikun, në komunikimin e brendshëm zyrtar, drejtoresha e ka pranuar se situata financiare që ka gjetur rrezikon aftësinë e institucionit për të paguar detyrimet ndaj punonjësve dhe kontraktorëve të jashtëm.
E ardhur në detyrë pas një sage lëvizjesh tronditëse, që nga emërimi dhe shkarkimi i Alfred Pezës, pastaj shkarkimi i gjithe Këshillit Drejtues, me një drejtoreshë të komanduar në periudhën tranzitore, duket se menaxhimi i RTSH ka qenë i pakontrolluar dhe abuzimet kanë zeruar arkën e një institucioni që jeton me tarifat dhe taksat e qytetarëve.
Në një kërkesë që Eni Vasili u dërgon personave përgjegjës për Buxhetin, bëhet pjesërisht e qartë se si është menaxhuar institucioni nga paraardhësit e saj.

Përveç financimi të ulët nga tarifa që paguajnë qytetarët në krahasim me vendet e tjera të rajonit, drejtoresha konstaton se situata e vështirë financiare vjen nga mosrealizimi i të ardhurave të parashikuara. Kjo është pjesa më e mirë e një menaxhimi të keq. Sepse dëmi më i madh vjen nga abuzimet që janë berë me të drejtat televizive dhe me pushimet nga puna të qindra punonjësve, në kundërshtim me ligjin.
Deri në 31 maj RTSH ka humbur me shumë se 730 mijë euro vetëm detyrime pagash për punonjësit e pushuar. Ndërkohë qe proceset gjyqësore në vazhdim, mund ta detyrojnë institucionin të paguajë rreth 3 milionë e 300 mijë euro të tjera. Pra ne total 4 milionë euro dëm, jane vetëm proceset gjyqësore me punonjës apo palë të treta.

Nuk mbaron me kaq. Dëmi me kontratat per të drejtat televizive është rreth 4 milionë euro të tjera, sic duket në tabelën që institucioni ka dorëzuar në Ministrinë e Financave. Nga këto 4 milione euro, me shumë se gjysma jane shpenzime të paplanifikuara në buxhetin e institucionit, duke e çuar situatën pothuajse në kolaps.
Me 8 milionë euro abuzime nga paraardhësit. Drejtoresha e Rtsh, përpara se të kërkojë 2 milione euro financim shtesë për 2025, premton se do të bëjë auditimin e gjithë strukturës dhe projekteve.

Letra e siguruar nga Dosja.al nuk ka marrë akoma përgjigje nga Ministria e Financave, por ndërsa kërkesa për financim shtesë, duket si një rutinë institucionale, konstatimi i 8 milionë eurove abuzim, nuk mund të kalojë si kuriozitet.
Prej vitesh tashmë, projektet e jashtme dhe kontratat me të tretët ka gërryer financat e Televizionit Publik, që merr nga paratë e shqiptarëve dhe nga buxheti i Shtetit rreth 25 milionë euro në vit. Ndërkohë qe programet e dobëta, cilësia e ulët dhe mungesa e investimeve serioze e kanë çuar shikueshmërinë në pikën më të ulët, vetë drejtuesja e re, ka konstatuar abuzime me rreth 1 të tretën e fondeve vjetore. Është hera e parë që një drejtues guxon të flasë për tabunë e abuzimeve ne atë institucion, por pas kësaj, ka detyrimin që të bëjë një auditim të jashtëm dhe të bashkëpunojë me drejtësinë. Vetëm nga kjo bazë mund të ringrihet RTSH./Dosja.al
radiotelevizioni shqiptar eni vasili rtsh
Aktualitet
3 Gusht 2025, 14:14
Alessia Candito
qendra ne gjader
ITALI- Një tjetër pengesë për qendrat e emigrantëve në Shqipëri të promovuara nga qeveria Meloni, ...
Aktualitet
3 Gusht 2025, 13:51
Virginia Piccolillo
foto ilustruese
ITALI- Konflikti i lindur lidhur me riatdhesimin e emigrantëve ka gjasa të vijë duke u përshkallëzuar. Pas ve...
Aktualitet
3 Gusht 2025, 13:25
r.ll
foto ilustruese
VLORË- Gjykata e Vlorës ka lënë në burg Kleanth Bylykun, nëj prej autorëve të dyshuar për vras...
Aktualitet
3 Gusht 2025, 13:08
FIER- Prokuroria e Fierit ka gjetur shkelje të tjera të kompanisë "Bankers Petroleum" në dosjen hetimore në ngarkim të shoqër...
Aktualitet
3 Gusht 2025, 12:08
r.ll
vendngjarja dhe mjeti i 28-vjeçarit
TIRANË- Autori i plagosjes së Juglen Abazit është identifikuar dhe shpallur në kër...
Aktualitet
3 Gusht 2025, 12:00
r.ll
policia e vlores
VLORË- Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi ka plagosur me thikë dy persona në dy la...
Aktualitet
3 Gusht 2025, 11:57
r.ll
pamje nga operacioni
TIRANË- 20 mjete lundruese nga Komani në Ksamil janë bllokuar në kuadër të operacionit policor të k...
Aktualitet
3 Gusht 2025, 11:48
r.ll
zjarri
KLOS- Zjarri është rikthyer në bashkinë Klos. Një vatër raportohet se është aktive në malin e Allu...
Aktualitet
3 Gusht 2025, 11:35
r.ll
davide pecorelli
TIRANË- Biznesmeni italian Davide Pecorelli, i burgosur në burgun 313 në Tiranë ka ndërprerë grevën e u...
Aktualitet
3 Gusht 2025, 11:18
r.ll
foto ilustruese
GJIROKASTËR- 60-vjeçari i cili u përplas mbrëmjen e djeshmë nga një makinë në aksin rrugor Gjirok...