Aktualitet

Plagosja e 28-vjeçarit/ Dalin PAMJET, autori vrapon me armë në dorë pas atentatit në Tiranë

Për këtë ngjarje në pranga u vu Xhonatan Qerimi dhe u shpall në kërkim miku i tij, Andi Gurra.

3 Gusht 2025, 17:58 Nga E. D
Plagosja e 28-vjeçarit/ Dalin PAMJET, autori vrapon me armë në
Klejvis Caka

TIRANË- Janë publikuar pamjet nga momenti kur Klejvis Caka, 26 vjeç largohet me vrap pasi ka plagosur me armë zjarri 28-vjeçarin, Jukled Abazi në zonën e Freksut mbrëmjen e kaluar. Siç shihet në foton e publikuar nga TV Klan, fiksuar nga kamerat e sigurisë në zonë, autori tashmë i shpallur në kërkim ka në dorë pistoletën me të cilën qëlloi 28-vjeçarin.

Për këtë ngjarje në pranga u vu Xhonatan Qerimi dhe u shpall në kërkim miku i tij, Andi Gurra. Të dy ata akuzohen se kanë ndihmuar autorin pas ngjarjes. 28-vjeçari, Jukled Abazi po lëvizte me automjetin e tij tip Mercedes Benz kur u qëllua me armë zjarri nga Klejvis Caka. Pas plagosjes i riu braktisi makinën e tij dhe u dërgua në Spitalin e traumës nga i kunati i tij. Nga hetimet e deritanishme, policia dhe prokuroria e Tiranës ka dyshime se ngjarja ka ardhur pas një konflikti për motive të dobëta mes autorit dhe të plagosurit.

klejvis caka

Sondazh

Poll