3 Gusht 2025, 13:25
Nga r.ll
foto ilustruese
VLORË- Gjykata e Vlorës ka lënë në burg Kleanth Bylykun, nëj prej autorëve të dyshuar për vrasjen e Renato Hoxhaj. Kleanth Bylyku alias Armando Gega u vu në pranga dy ditë më parë. Ai rezulton se është pjesëtar i një grupi kriminal që vepron në fushën e krimeve të rënda dhe ishte i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.
Lidhur me ngjarjen, ishte arrestuar më parë edhe Erlis Mehmeti, pasi dyshohet se ka ndihmuar autorin e vrasjes duke i siguruar automjetin me të cilin lëvizte.
Vrasja e Renato Hoxhajt
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 më 27 prill kur viktima po kthehej në shtëpi nga vendi ku punonte si roje i një objekti në ndërtim. Hoxhaj është qëlluar nga afër tre herë me armë zjarri. Raportohet se ka qenë bashkëjetuesja e tij që ka dëgjuar të shtënat dhe e ka gjetur të vdekur.
Ajo ka shpërthyer në lot, duke thënë “e vranë mo e vranë”, ndërsa më pas është marrë në pyetje nga policia. Viktima ishte i divorcuar dhe bashkëjetonte me një grua, ndërsa raportohet se është baba i dy fëmijëve të rritur. Hoxhaj mori 2 plumba në kokë dhe dy në trup, ndërsa pistoleta ka qenë me gëzhoje 9 mm.
Në dëshminë e saj, bashkëjetuesja ka treguar vetëm se si e ka gjetur të vrarë dhe ka njoftuar policinë. Askush nga banorët nuk ka parë personat që kanë kryer krimin. Pistat kryesore të hetimit janë konfliktet e mundshme së fundmi dhe përfshirja në ndonjë ngjarje.
kleanth byluku gjykata e vlores
Aktualitet
3 Gusht 2025, 13:08
FIER- Prokuroria e Fierit ka gjetur shkelje të tjera të kompanisë "Bankers Petroleum" në dosjen hetimore në ngarkim të shoqër...
Aktualitet
3 Gusht 2025, 12:08
r.ll
vendngjarja dhe mjeti i 28-vjeçarit
TIRANË- Autori i plagosjes së Juglen Abazit është identifikuar dhe shpallur në kër...
Aktualitet
3 Gusht 2025, 12:00
r.ll
policia e vlores
VLORË- Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi ka plagosur me thikë dy persona në dy la...
Aktualitet
3 Gusht 2025, 11:57
r.ll
pamje nga operacioni
TIRANË- 20 mjete lundruese nga Komani në Ksamil janë bllokuar në kuadër të operacionit policor të k...
Aktualitet
3 Gusht 2025, 11:48
r.ll
zjarri
KLOS- Zjarri është rikthyer në bashkinë Klos. Një vatër raportohet se është aktive në malin e Allu...
Aktualitet
3 Gusht 2025, 11:35
r.ll
davide pecorelli
TIRANË- Biznesmeni italian Davide Pecorelli, i burgosur në burgun 313 në Tiranë ka ndërprerë grevën e u...
Aktualitet
3 Gusht 2025, 11:18
r.ll
foto ilustruese
GJIROKASTËR- 60-vjeçari i cili u përplas mbrëmjen e djeshmë nga një makinë në aksin rrugor Gjirok...
Aktualitet
3 Gusht 2025, 10:51
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Prezenca e OSBE në Tiranë ka reaguar lidhur me propozimin e draftit ë Kodit të ri Penal. Në një ...
Aktualitet
3 Gusht 2025, 10:33
r.ll
bimet narkotike
SHKODËR- Mbi 16 mijë bimë narkotike janë gjetur dhe asgjësuar në qarkun e Shkodrës, në kuadër ...
Aktualitet
3 Gusht 2025, 10:24
r.ll
foto ilustruese
SPAÇ- Të shtëna më armë zjarri raportohet se janë regjistruar ditën e djeshme në bjeshkët e ...