"Siguria Detare"/ Nga Komani në Ksamil, bllokohen 20 mjete lundruese, 8 prej tyre për shkelje të perimetrit të sigurisë
pamje nga operacioni TIRANË- 20 mjete lundruese nga Komani në Ksamil janë bllokuar në kuadër të operacionit policor të k...
Dy të plagosurit kanë marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Po ashtu edhe autori është trajtuar me ndihmë mjekësore për dëmtimet e marra gjatë konfliktit.
VLORË- Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi ka plagosur me thikë dy persona në dy lagjë të ndryshme të qytetit.
Ai akuzohet për veprën “Plagosje e rëndë me dashje”. Në njoftimin e policisë thuhet se 32-vjeçari është konfliktuar fizikisht, në lagjen “10 Korriku” dhe në lagjen “Pavarësia 2”, me dy persona të ndryshëm, të cilët gjatë konfliktit i ka plagosur me thikë.
Dy të plagosurit kanë marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Po ashtu edhe autori është trajtuar me ndihmë mjekësore për dëmtimet e marra gjatë konfliktit. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale thikën e përdorur.
NJOFTIMI I POLICISË:
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, u bë i mundur dokumentimi i plotë, bazuar edhe në pamjet filmike të siguruara nga vendi i ngjarjes, i konfliktit të ndodhur në Vlorë. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin I. H., 32 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.
Ky shtetas, për motive të dobëta, është konfliktuar fizikisht, në lagjen “10 Korriku” dhe në lagjen “Pavarësia 2”, me dy shtetas të ndryshëm, të cilët gjatë konfliktit i ka dëmtuar me mjet prerës (thikë). Shtetasit e dëmtuar, M. F., 39 vjeç dhe K. K., 32 vjeç, kanë marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu, edhe shtetasi i arrestuar I. H. ka marrë ndihmën mjekësore për dëmtimet e marra gjatë konfliktit.
Në cilësinë e provës materiale u bë sekuestrimi i mjetit prerës (thikë) i përdorur nga shtetasi I. H.
pamje nga operacioni TIRANË- 20 mjete lundruese nga Komani në Ksamil janë bllokuar në kuadër të operacionit policor të k...
zjarri KLOS- Zjarri është rikthyer në bashkinë Klos. Një vatër raportohet se është aktive në malin e Allu...
davide pecorelli TIRANË- Biznesmeni italian Davide Pecorelli, i burgosur në burgun 313 në Tiranë ka ndërprerë grevën e u...
foto ilustruese GJIROKASTËR- 60-vjeçari i cili u përplas mbrëmjen e djeshmë nga një makinë në aksin rrugor Gjirok...
foto ilustruese TIRANË- Prezenca e OSBE në Tiranë ka reaguar lidhur me propozimin e draftit ë Kodit të ri Penal. Në një ...
bimet narkotike SHKODËR- Mbi 16 mijë bimë narkotike janë gjetur dhe asgjësuar në qarkun e Shkodrës, në kuadër ...
foto ilustruese SPAÇ- Të shtëna më armë zjarri raportohet se janë regjistruar ditën e djeshme në bjeshkët e ...
pamje nga vendngjarja FIER- Vendgrumbullimi i mbetjeve në Fier është përfshirë nga flakët paraditen e sotme. Fusha e mbetjev...
konstandin dramolli KORÇË- Kostandin Dramolli është proceduar penalisht për shkak se ka ka goditur me gurë xhamat e Ba...
foto ilustruese DIVJAKË- Dy persona janë arrestuar në Divjakë dhe Mallakastër pasi akuzohen për zjarrvënie. Një 65-...