Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në bjeshkët e Munellës, gjenden 6 gëzhoja në vendngjarje

Kallëzimi për të shtënat është bërë nga një 37-vjeçar, i cili është shprehur se në largësi të Stanit të tij, është qëlluar më armë zjarri në ajër.

3 Gusht 2025, 10:24 Nga r.ll
Të shtëna me armë zjarri në bjeshkët e Munellës,
foto ilustruese

SPAÇ- Të shtëna më armë zjarri raportohet se janë regjistruar ditën e djeshme në bjeshkët e Munellës, në fshatin Mesul.  Kallëzimi për të shtënat është bërë nga një 37-vjeçar, i cili është shprehur se në largësi të Stanit të tij, është qëlluar më armë zjarri në ajër. Në vendin e ngjarjes ka shkuar polica dhe ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 6 gëzhoja të gjetura aty.

“Ditën e djeshme shtetasi E. N., 37 vjeç, banues në fshatin Spaç, ka kallëzuar se në largësi të Stanit të tij, në bjeshkët e Munelles, në fshatin Mesul, kanë qëlluar me armë zjarri në ajër. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë të cilët kanë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale 6 gëzhoja”, njoftoi sot policia.

 

te shtena me arme ne bjeshket e munelles

Sondazh

Poll