3 Gusht 2025, 10:51
Nga r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Prezenca e OSBE në Tiranë ka reaguar lidhur me propozimin e draftit ë Kodit të ri Penal. Në një deklaratë për mediat të publikuar dhe në rrjetet sociale, theksohet rëndësia e Kodit Penal si një ligj themelor që meriton kohë të mjaftueshme dhe një proces konsultimi të plotë.
Prezenca e OSBE deklaron se nuk kanë qenë të përfshirë në hartimin e ndryshimeve të propozuara ndërsa shtojnë sepo shqyrtojmë draftin e disponueshëm. Gjithashtu, shprehen se janë të gatshëm të ofrojnë rekomandime konkrete qeverisë dhe parlamentit të ri.
REAGIMI I PLOTË:
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri thekson rëndësinë e Kodit Penal si një ligj themelor që meriton kohë të mjaftueshme dhe një proces konsultimi të plotë. Megjithëse nuk kemi qenë të përfshirë në hartimin e ndryshimeve të propozuara, po shqyrtojmë draftin e disponueshëm dhe jemi të gatshëm t’u ofrojmë rekomandime konkrete qeverisë dhe parlamentit të ri, në përputhje me mandatin tonë për të mbështetur institucionet demokratike dhe shtetin e së drejtës në Shqipëri.
Pak ditë më parë edhe zyra e Bashkimit Europian në Tiranë është shprehur se nuk ka qenë pjesë e grupit të ekspertëve gjatë diskutimeve të hartimit të ndryshimeve. Po ashtu kanë deklaruar se ende nuk kanë një qëndrim mbi këto projekt-amendamente. Zyra e BE-së theksoi rëndësinë e garantimit të një konsultimi gjithëpërfshirës të gjitha institucionet kryesore të drejtësisë për të garantuar cilësinë më të lartë të legjislacionit që do të miratohet. Këto ndryshime zyra e BE-së i lidhi edhe me rrugën e vendit tonë për tu anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Sipas tyre Shqipëria duhet të bëjë ndryshime në Kodin Penal me standartet evropiane.
Kryeministri Edi Rama gjithashtu ka reguar lidhur me kundërshtitë dhe qëndrimet për draftin e Kodit të ri Penal, ku është shprehur se Ministria e Drejtësisë dhe Këshilli i Ministrave, nuk kanë marrë pjesë në hartimin e draftit. Sipas tij kjo i është besuar një grupi ekspertësh, nën udhëhehjen e Drejtorit të Shkollës së Magjistraturës, Profesor Arben Rakipit.
Rama shton se draftin qeveria e ka marrë dhe po e studion për të nxjerrë më pas qëndrimet e tyre. Për këtë ai thotë se çdo kush ka të gjithë kohën për ta studiuar e pastaj ballafaquar draftin e Kodit të Ri Penal me grupin e punës, njësoj siç sipas tij, do të bëjë qeveria e siç duhet të bëjnë të tëra palët e interesuara. Rama thotë se pas procesit të ballafaqimit të grupit të punës me të gjitha palët e interesuara, Ministria e Drejtësisë do ta marrë draftin e rishikuar e do ta konsultojë natyrisht edhe me Komisionin Europian. Ai thekson se pa miratimin e Brukselit drafti nuk shkon dot në parlament
prezenca e osbe ne tirane drafti i kodit te ri penal
Aktualitet
3 Gusht 2025, 10:33
r.ll
bimet narkotike
SHKODËR- Mbi 16 mijë bimë narkotike janë gjetur dhe asgjësuar në qarkun e Shkodrës, në kuadër ...
Aktualitet
3 Gusht 2025, 10:24
r.ll
foto ilustruese
SPAÇ- Të shtëna më armë zjarri raportohet se janë regjistruar ditën e djeshme në bjeshkët e ...
Aktualitet
3 Gusht 2025, 10:12
r.ll
pamje nga vendngjarja
FIER- Vendgrumbullimi i mbetjeve në Fier është përfshirë nga flakët paraditen e sotme.
Fusha e mbetjev...
Aktualitet
3 Gusht 2025, 10:02
r.ll
konstandin dramolli
KORÇË- Kostandin Dramolli është proceduar penalisht për shkak se ka ka goditur me gurë xhamat e Ba...
Aktualitet
3 Gusht 2025, 09:49
r.ll
foto ilustruese
DIVJAKË- Dy persona janë arrestuar në Divjakë dhe Mallakastër pasi akuzohen për zjarrvënie. Një 65-...
Aktualitet
3 Gusht 2025, 09:36
r.ll
pamje nga aksidenti
LEZHË- Një aksident rrugor ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në aksin Lezhë-Fus...
Aktualitet
3 Gusht 2025, 09:20
r.ll
foto ilustruese
ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Itali, në qytetin Villadossola....
Aktualitet
3 Gusht 2025, 07:17
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Kur rezervon pushime jashtë një pakete që garanton transportin apo ushqimin, shpenzimet ditore mund të var...
Aktualitet
3 Gusht 2025, 07:15
Fatos Shala
foto ilustruese
TIRANË- Shqipëria ishte deri një vit apo dy vite më parë, destinacioni i parapëlqyer për push...
Aktualitet
3 Gusht 2025, 07:13
Deada Hyka
foto ilustruese
TIRANË- Në një epokë ku çdo moment publik mund të kapet, shpërndahet dhe komentohet në koh&e...