Gati ligji që synon të tërheqë pensionistët e huaj, nuk përfitojnë të dënuarit me mbi 3 vjet heqje lirie
29 Janar 2020, 11:35Nga DOSJA
Shqipëria po përpiqet të tërheqë me lehtësi fiskale pensionistët nga vendet e Bashkimit Evropian që të jetojnë në Shqipëri. Me votimin e një akti normative të enjten e 30 janarit 2020 biznesi i turizmit dhe azilit pritet të marrë një zhvillim të ri.
Akti normativ për tatimin mbi të ardhurat sipas relacionit synon përjashtimin nga tatimi mbi të ardhurat për shtetasit e huaj dhe shtetasit e huaj me origjinë shqiptare që përfitojnë pension, si kusht lehtësues për vendqëndrim në territorin e Republikës e Shqipërisë.
Efektet e pritshme të aktit normativ janë përjashtimi nga tatimi mbi të ardhurat për shtetasit e huaj me origjinë shqiptare ose shtetasit e Bashkimit Evropian me leje qëndrimi në Republikën e Shqipërisë, të cilët marrin pension sipas legjislacionit të vendit ku e përfitojnë atë dhe shtetasit e huaj, të cilët kanë përfituar shtetësinë shqiptare me vendqëndrim në Republikën e Shqipërisë.
Zbatimi i aktit normativ pritet të ndikojë në rritjen e lëvizjes së shtetasve të huaj në drejtim të Shqipërisë, forcimin e lidhjeve të shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë me vendin e origjinës, rritjen e kërkesës për shërbime në nivel vendor, zhvillim të ofertës për shërbime, kujdes e turizëm.
Të ardhurat që përjashtohen nga tatimi për shtetasit e huaj me origjinë shqiptare ose shtetasit e Bashkimit Evropian me leje qëndrimi në Republikën e Shqipërisë, të cilët marrin pension sipas legjislacionit të vendit ku e përfitojnë atë; shtetasit e huaj, të cilët kanë përfituar shtetësinë shqiptare me vendqëndrim në Republikën e Shqipërisë. Mënyra e përfitimit për këto kategori përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.
Për të përfituar nga përjashtimi nga tatimi mbi të ardhurat, personat përfitues sipas pikës 1/1, të nenit 8/1, duhet të plotësojnë kushtet e mëposhtme: a) Të jenë përfitues të pensionit sipas legjislacionit në fuqi në vendet ku e kanë përfituar atë; b) Të jenë pajisur me leje qëndrimi në territorin e Republikës së Shqipërisë; c) Të mos kenë qenë ndonjëherë të dënuar në shtetin e vet apo në Republikën e Shqipërisë ose në ndonjë shtet tjetër për vepra penale, për të cilat ligji parashikon dënime me jo më pak se 3 (tre) vjet heqje lirie; ç) Të kenë marrë përgjigje pozitive nga struktura përgjegjëse administrative për përjashtim nga tatimi mbi të ardhurat personale të përfitimit të pensionit. Kërkesa e palëve të interesuara duhet të shoqërohet me dokumentet provuese për parashikimet e shkronjave “a”, “b” e “c”, të kësaj pike, si dhe një kopje të pasaportës së tyre të lëshuar nga shteti ku kanë vendbanimin e përhershëm.
TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka qenë sot në Rinas ku ka parë nga afër masat e marra për koronavisurin. Në një reagim nga aeroporti...
TIRANË- Tërmeti i 26 nëntorit është ngjarja që ka marrë vëmendjen në përmbledhjen që publikon Bashkimi Europian mbi vendet anëtare dhe zhvillimet e tyre më...
FUSHË KRUJË- Tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi dëme të mëdha në banesën e familjes Xhaferri në Bubq, e cila tashmë është e pabanueshme. Kryefamiljari Xhe...
Ekonomi28 Janar 2020, 15:17
TIRANË- Në Shqipëri 68.6% e individëve të moshës 16-74 vjeç deklaruan se ishin përdorues të internetit ne tre muajt e fundit. Në Bashkim Europian si...
TIRANË- Shërbimi Metreologjik Ushtarak ka publikuar sot parashikimin e motit për ditët në vijim. Sipas SHMU do të ketë sërish reshje shiu dhe gjatë ditës s...
Destinacioni që ka shënuar uljen më të madhe është Vjena. Vetëm një orë e pak fluturim, përmes Austrian Airlines, që deri në dhjetor kishte monopolin e kësaj rr...
TIRANË- Një grup studentësh nga fakultete të ndryshme në Universitetin e Tiranës, i kanë dërguar një letër Rektoratit dhe kërkojnë njohjen me fazën në të ...
Në qershor të vitit 2017, kur sapo kishte mbushur 16 vjeç, Gerta* nga periferia e Tiranës trokiti për punë në një fabrikë të madhe këpucësh në zonën e Ka...
TIRANË- Emisioni investigativ “BOOM” në RTV Ora solli këtë të hënë denoncimin e familjes Ismaili në Baldushk, banesa e të cilëve është dëmtuar nga tërmeti....