Ekonomi

VD/ Tërmeti kthen nga SHBA Ermira Babaliun, ndihma dhe kontenierë për familjet e prekura

29 Janar 2020, 13:36 Nga DOSJA
VD/ Tërmeti kthen nga SHBA Ermira Babaliun, ndihma dhe kontenierë

KEPI I RODONIT– Këngëtarja Ermira Babaliu e cila prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ka ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit. Babaliu e cila prej disa ditësh ka ardhur nga Amerika ka vizituar disa prej familjeve që kanë mbetur në qiell të hapur pas tërmetit të tmerrit.

Ajo ka shkuar në Kullaj, Gjuricë, Kepi Rodonit ku ka çuar veshje dhe ushqime për të lehtësuar sado pak nevojat e këtyra familjeve dhe për të ndezur një fije shprese për ta.
Ndihma e këngëtares nuk mbaron me kaq, pasi ajo ka premtuar blerjen e disa kontenierëve për të strehuar disa familje që ende jetojnë nëpër çadra. Në një prononcim për CNA.al, Babaliu thotë se është duke u përpjekur për të blerë kontenierë pasi sipas saj ka konstatuar disa probleme me blerjen e tyre.

“Jam duke u përpjekur për të blerë disa kontenierë në bashkëpunim me dikë tjetër. Ka probleme me blerjen e konteniereve pasi e njëjta hapësirë kontenierësh ka çmime të ndryshme dhe po mundohem që të marr një kontenier më të madh që familjet që do të strehohen të kenë më shumë hapësirë gjatë kohës që do të qendrojnë aty”, tha Babaliu.

Më tej ajo sqaroi se do të ndihmojë ato familje të cilat kanë pleq dhe fëmijë të vegjël. “Janë disa familje të cilave dua tu gjendem pranë me ndihmën time. Më shumë dua të ndihmoj ato familje me pleq edhe fëmijë të vegjël Do të jem këtu deri ne datën 20 Janar për të mbyllyr këtë “mision”. Disa familje që janë akoma në çader, jam shumë e dëshpëruar që njëra nga këto familje e kishte hapur vendin e shtëpisë të shkatërruar dhe jetonin në çadër në kushte mjaft të vështira. Gjatë këtyre ditëve kam çuar shumë ndihma si veshje, ushqime e ndihma të tjera si këto, ndërkohë që shumë shpejt do çoj edhe kontenierët”, tha më tej Babaliu. Ajo theksoi se ndihma kundrejt familjeve të prekura nga tërmeti ka ardhur në bashkëpunim edhe me një tjetër shqiptar  që jeton në Amerikë, Ilir Beshiri.

(Marrë nga CNA.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale ermira babaliu termet ne durres tragjedia e 26 nentorit 2019 ermira babaliu termet ne durres tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Ekonomi 28 Janar 2020, 15:17

TIRANË- Në Shqipëri 68.6% e individëve të moshës 16-74 vjeç deklaruan se ishin përdorues të internetit ne tre muajt e fundit. Në Bashkim Europian si...