Aktualitet

Vrasja e Renato Hoxhajt në Vlorë, një prej autorëve të dyshuar në pranga, dyshime për "porosi" nga Dubai

Kleanth Bylyku i njohur dhe si Armando Gega rezulton se është pjesëtar i një grupi kriminal që vepron në fushën e krimeve të rënda dhe ishte i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.

1 Gusht 2025, 19:10 Nga M.B
Vrasja e Renato Hoxhajt në Vlorë, një prej autorëve të
Arrestimi

VLORA- Një nga autorët e dyshuar të vrasjes së Renato Hoxhajt në prill të këtij viti në qytetin e Vlorës është arrestuar nga policia. Kleanth Bylyku i njohur dhe si Armando Gega rezulton se është pjesëtar i një grupi kriminal që vepron në fushën e krimeve të rënda dhe ishte i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.

Ai u vu në pranga në kuadër të operacionit "Në gjurme", dhe dyshohet si bashkëautor në kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim. Lidhur me ngjarjen, ishte arrestuar më parë edhe Erlis Mehmeti, pasi dyshohet se ka ndihmuar autorin e vrasjes duke i siguruar automjetin me të cilin lëvizte.

Sipas raportimeve në media, 42-vjeçari Kleanth Bylyku ka patur rolin e ndihmësit të vrasësit pasi ditën e ngjarjes ai ka lëvizur në të njëjtin automjet me personin që dyshohet se e ka ekzekutuar Hoxhajn. Ponë media raportohet se vrasja dyshohet se ka ndodhur me porosi nga Dubai dhe se ekzekutori është larguar drejt Greqisë.

Vrasja e Renato Hoxhajt

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 më 27 prill kur viktima po kthehej në shtëpi nga vendi ku punonte si roje i një objekti në ndërtim. Hoxhaj është qëlluar nga afër tre herë me armë zjarri. Raportohet se ka qenë bashkëjetuesja e tij që ka dëgjuar të shtënat dhe e ka gjetur të vdekur. 

Ajo ka shpërthyer në lot, duke thënë “e vranë mo e vranë”, ndërsa më pas është marrë në pyetje nga policia. Viktima ishte i divorcuar dhe bashkëjetonte me një grua, ndërsa ishte baba i dy fëmijëve të rritur. Hoxhaj mori 2 plumba në kokë dhe dy në trup, ndërsa pistoleta ka qenë me gëzhoje 9 mm. Në dëshminë e saj, bashkëjetuesja ka treguar vetëm se si e ka gjetur të vrarë dhe ka njoftuar policinë. 

renato hoxhaj

Sondazh

Poll