Aktualitet

Ndodh në Malësi të Masdhe/ Zjarrfikësja shkon të shuajë zjarrin, por digjet vetë

Sipas informacioneve, pavarësisht vështirësive në terren, zjarrfikësit kanë arritur të lokalizojnë vatrat e zjarrit që u përhapën me shpejtësi për shkak të erës dhe temperaturave të larta. Sipas informacioneve, pavarësisht situatës së rrezikshme, fatmirësisht asnjë nga zjarrfikësit nuk ka pësuar lëndime.

1 Gusht 2025, 18:41 Nga M.B
Ndodh në Malësi të Masdhe/ Zjarrfikësja shkon të
Foto nga vendi i ngjarjes

MALËSI E MADHE- Një situatë e pazakontë është regjistruar sot në Malësi të Madhe nga ku mësohet se gjatë ndërhyrjes për shuarjen e flakëve, një mjet zjarrfikës është përfshirë nga zjarri dhe është djegur.

Sipas informacioneve, pavarësisht situatës së rrezikshme, fatmirësisht asnjë nga zjarrfikësit nuk ka pësuar lëndime.

Ndërkohë ndihmë të tyre kanë mbërritur edhe tre mjete të tjera zjarrfikëse, të cilat kanë arritur të vënë nën kontroll zjarrin dhe të shmangin një rrezik të madh për zonën përreth.

malesi e madhe

Sondazh

Poll