Aktualitet

EMRI/ U mbyt në lumin Mat, palombarët gjejnë trupin e pajetë të peshkatarit

Polumbarët e Njësisë Speciale RENEA kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen nga uji të trupit të pajetë të 68-vjeçarit.

1 Gusht 2025, 16:47 Nga E. D
EMRI/ U mbyt në lumin Mat, palombarët gjejnë trupin e pajetë
foto ilustruese

LEZHË- Peshkatari Dede Qoku, i cili u raportuar paraditen e sotme se ishte mbytur në lumin Mat është gjetur pas disa orësh kërkimesh nga palombarët. Polumbarët e Njësisë Speciale RENEA kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen nga uji të trupit të pajetë të 68-vjeçarit.

Peshkatari u denoncua i zhdukur nga shoku i tij me iniciale D. Q., rreth orës 13:40. Sipas policisë peshkatari ishte futur në ujë në afërsi të Urës së Zogut për të hedhur rrjetat e peshkimit dhe nuk ishte rikthyer më në sipërfaqe

Njoftimi i Policisë:

Lezhë / Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak për ngjarjen e ndodhur në lumin Mat, ju informojmë se:

Polumbarët e Njësisë Speciale RENEA kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen nga uji të trupit të pajetë të shtetasit D. Q., 68 vjeç.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

lezhe

Sondazh

Poll