Aktualitet

Sherr VIP-ash në Dhërmi/ Nipi i Mark Frrokut përleshet fizikisht me dy djemtë e Valbona Selimllarit, i përfshirë edhe nipi i Lefter Kokës

Sipas dëshmitarëve gjitha skena e dhunshme ka ndodhur pas një sherri për një femër si dhe për inate të vjetra.

31 Korrik 2025, 11:48 Nga N.F
Sherr VIP-ash në Dhërmi/ Nipi i Mark Frrokut përleshet fizikisht
Sherri

DHËRMI- Sherre të njëpasnjëshme janë regjistrar në jug të vendit duke paraqitur skena dhune para pushuesve dhe turistëve. Rasti më i fundit është ai i mbrëmshëm ku një sherr agravoi në përleshje fizike mes disa të rinjve. Mësohet se të rinjtë e përfshirë janë të afërm të personave të njohur si poltikanë dhe VIP-a.

JOQ Albania ka publikuar pamje nga sherri teksa të rinjtë shihen duke u përleshur me grushte e shqelma me njëri-tjetrin. Në një moment njëri prej tyre bie edhe nga mjeti në tokë. Sipas dëshmitarëve të rinjtë e përfshirë në këtë skenë të dhunshme janë nipi i ish-deputetit Mark Frroku, Leon Frroku, djemtë e ish-Miss Shqipëria Valbona Selimllari, Deni dhe Kejni, si dhe një i nipi i ish-ministrit Lefter Koka. 

 

Sipas dëshmitarëve e gjithë skena e dhunshme ka ndodhur pas një sherri për një femër si dhe për inate të vjetra. Deri më tani nuk ka asnjë deklaratë zyrtarë në lidhje me ngjarjen dhe nëse janë marrë masa ndaj të rinjve që prishin qetësinë publike dhe dhunohen brutalisht në rrugë.

sherr ne dhermi

Sondazh

Poll