Bota

Shkon në 170 numri i viktimave nga Koronavirusi dhe 7.711 të prekur në Kinë

30 Janar 2020, 07:20 Nga DOSJA
Shkon në 170 numri i viktimave nga Koronavirusi dhe 7.711 të prekur

KINË– Numri i vitimave sa vjen dhe rritet në Kinë për shkak të virusit vdekjeprurës. Të paktën 170 persona kanë humbur jetën ndërsa 7.711 janë prekur nga koronavirusi, sipas mediave të huaja.

Ndërkohë një rast është konfirmuar edhe në Tibet, virus ky që është përhapur jo vetëm në rajonet e Kinës por deri në Europë.

Infeksionet janë përhapur edhe 16 vende të tjera. Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) do të takohet të mblidhet ditën e sotme për të diskutuar nëse virusi përbën një emergjencë globale shëndetësore.

“Në ditët e fundit përparimi i virusit, veçanërisht në disa vende, transmetimi nga njeriu te njeriu, na shqetëson.”- tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus të ditën e djeshme, duke treguar rastin e Gjermanisë, Vietnamin dhe Japoninë.

“Megjithëse numrat e të prekurëve jashtë Kinës janë ende të vogla, ato janë dyshuese për një shpërthim shumë më të madh.”-është shprehur ai.

Cili është koronavirusi?

Virusi mendohet se ka lindur nga ushqimet e egra. Nga mishi i  tregtuar në mënyrë të paligjshme në një treg ushqimesh deti në Wuhan, kryeqyteti i provincës Hubei dhe ku janë raportuar shumica e rasteve dhe vdekjeve.

Megjithëse ka pasur disa raste kur mendohet se janë përhapur mes njerëzve, shumica e rasteve të konfirmuara janë njerëz që janë nga Wuhan ose kanë pasur kontakte të ngushta me dikë që kishte qenë atje, ose kanë konsumuar vetë ushqime të tilla.

Ndërsa nuk është gjetur kura specifike dhe vaksina për virusin, në Kinë po punohet për krijimin e antivirusit.

Ashtu si viruset e ngjashme me Sars dhe influencën, koronavirusi i ri mendohet të jetë veçanërisht një rrezik për të moshuarit dhe njerëzit me sëmundje ekzistuese.

Qytetet janë izoluar dhe Kina ka vendosur kufizime të shumta transporti për të shmangur përhapjen e virusit.

Njerëzit që kanë qenë në Provincën Hubei gjithashtu u thuhet nga punëdhënësit e tyre që të punojnë nga shtëpia derisa të konsiderohet e sigurt për t’u kthyer në punë.

Për shkak të virusit disa linja ajrore ndërkombëtare kanë ndaluar ose shkallëzuar rrugët e tyre për në Kinë dhe kompani si Google, Starbucks dhe Tesla kanë mbyllur dyqanet e tyre ose kanë ndaluar operimet.

Burimi: BBC 

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota koronavirusi në kinë shkon ne 170 numri i viktimave te koronavirusit virusi ne kine koronavirusi në kinë shkon ne 170 numri i viktimave te koronavirusit virusi ne kine

Sondazh

Poll