Bota

Paralajmëron deputeti i LVV: Nëse LDK nuk lejon Kurtin të bëhet kryeministër do ndahet më dysh

30 Janar 2020, 07:19 Nga DOSJA
Paralajmëron deputeti i LVV: Nëse LDK nuk lejon Kurtin të

KOSOVË- Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka reaguar sërish në lidhje me koalicionin me Lidhjen Demokratike të Kosovës, ku ka bërë me dije se nëse kjo parti nuk lejon të behet Albin Kurti kryeministër, rrezikon të ndahet në dysh. Abazi në një intervistë për mediat në Kosovë, ka thënë se qëllimi final nuk është kryeparlamentari por sipas tij po tentohet të mos lejohet Albin Kurti të bëhet kryeministër.

 “Gjithçka që është bërë deri më sot është tentimi për të mos lejuar Vetëvendosjen të vijë  në pushtet e që Kurti të mos bëhet kryeministër”, u shpreh ai.

Më tej ai tha se nëse LDK tenton të djegë Kurtin e të bënte koalicion me parti tjera do të bënte një veprim katastrofal. “Përveç që do të ndahej partia do të ndahej edhe elektorati… Besoj se shumica e strukturave do të bëjnë presion pozitiv për të bërë koalicion me Vetëvendosjen”, tha Abazi.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni haki abazi koalicion mes ldk dhe vv qeveria e re ne kosove haki abazi koalicion mes ldk dhe vv qeveria e re ne kosove

Sondazh

Poll