Art&Argëtim

Bes Kallaku mungon në premierën e filmit, Bruno Shllaku hedh kunjat: Ermali s’di të bëjë biznes, artist i shpirtit

30 Janar 2020, 09:24 Nga DOSJA
Bes Kallaku mungon në premierën e filmit, Bruno Shllaku hedh kunjat:

TIRANË– I ftuar në emisionin “Soiree”, ishte dhe aktori i mirënjohur i skenës shqiptare, Bruno Shllaku. Pjesmarrës në kastin e aktorëve të filmit “I Love Tropoja”, Shllaku ka dhënë lëvdatat e tij për Ermal Mamaqin, duke e quajtur një artist të shpirtit, ndërsa nuk ka lënë pas thumbimet për Bes Kallakun.

“Kisha kohë që nuk punoja me njerëz kaq të përgatitur, sa që çdo cep i ekranit flet. Dua ta falenderoj publikisht Ermal Mamaqin se tregoi me të vërtetë, që nuk di fare të bëjë biznes, por ishte një artist i shpirtit. Si aktor dhe regjisor është i mrekullueshëm”,– u shpreh Bruno Shllaku.

Pikërisht në ditën e premierës së filmit “I Love Tropoja”, Bes Kallaku zgjodhi të ‘arratisej’ në Izrael bashkë me bashkëshorten e tij Xhensila, duke mos qenë pjesë e mbrëmjes së djeshme.

Disa javë më parë, mes Bes Kallakut dhe Ermal Mamaqit plasi një debat i fortë, pas deklaratës që Kallaku bëri në emisionin “Shiko Kush Luan”, duke e cilësuar Mamaqin si një biznesmen dhe jo një aktor të mirë. Aq u desh që Ermali të reagonte në rrjete sociale, duke i replikuar kolegut të tij.

R.L/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz aktore bes kallaku bruno shllaku ermal mamaqi i love tropoja aktore bes kallaku bruno shllaku ermal mamaqi i love tropoja

Sondazh

Poll