Art&Argëtim

“Mirë ta bënë që të vunë dysh”/ Ermal Mamaqi “thumbon” Elvana Gjatën se nuk i shkoi në premierën e filmit (VD)

30 Janar 2020, 06:32 Nga DOSJA
“Mirë ta bënë që të vunë dysh”/ Ermal

Tiranë– Mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve u dha premiera e filmit të dytë të Ermal Mamaqit, “I love Tropoja”. Në këtë event ishin të pranishëm shumë personazhe të njohur, por mungonte Elvana Gjata, mikesha e ngushtë e Ermal Mamaqit. Por edhe pse nuk ishte e pranishme, aktori e falënderoi atë, ku u shpreh se  ajo ka një kontribut të barabartë me të në këtë sukses. Por në një moment ai e thumboi atë çmimin që mori në Festivalin e RTSH-së.

“Dua të falenderoj një njeri shumë special që ka një kontribut të barabartë me mua për këtë sukses, faleminderit shumë Elvana Gjata. Elvana Gjata nuk ia doli të vinte sot, sepse kishte një angazhim shumë të madh dhe meqë nuk ia doli, po i them nga kjo skenë: Mirë ta bënë që të vunë dysh!”- tha Mamaqi duke iu referuar vendit të dytë  që mori Elvana në këtë festival, raporton Icon Style.

Disa javë më parë u finalizua Festivali i 58 i Këngës në RTSh, që fitua nga Arilena Ara me baladën “Shaj”, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. Në këtë festival Arilena e mori kupën nga Jonida Maliqi, e cila ishte fituese e të njëjtit çmim, një vit më pare, ndërsa Elvana Gjata me këngën ritmike “Me tana”, zuri vendin e dytë.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz elvana gjata ermal mamaqi i love tropoja elvana gjata ermal mamaqi i love tropoja

Sondazh

Poll