Art&Argëtim

“Rama u mërzit shumë që s’erdhi”, Ermal Mamaqi rrëfen prapaskenat dhe mungesën e doktorit: Ai e ka qejf Berishën

30 Janar 2020, 08:27 Nga DOSJA
“Rama u mërzit shumë që s’erdhi”, Ermal Mamaqi

TIRANË– Mbrëmja e djeshme në “Soiree”, ka qenë dedikuar për kastin e aktorëve të filmit, “I Love Tropoja”. Ndër të ftuar ishin Ermal Mamaqi, Arjola Demiri, Enca Haxhia, Bruno Shllaku, Marjana Kondi, Irgen Çela etj. Një ndër veçoritë e filmit të dytë të Ermal Mamaqit është dhe pjesmarrja e kryeministrit, Edi Rama.

Ermal Mamaqi ka rrëfyer për herë të parë prapaskenat, duke folur për refuzimin e Sali Berishës për të qenë pjesë e filmit, dhe mërzitjen e Edi Ramës që doktori nuk do të ishte pjesë.

“Kisha menduar që t’i kisha të dy. Rama ishte dakord, madje u mërzit shumë që nuk erdhi. Më duket se ai e ka qejf Berishën, por më ka uruar, edhe më ka falenderuar për shërbimin që po i bëhet Tropojës”,- ka treguar ErmalMamaqi.

Më tej, për të hequr kuriozitetin, Ermal Mamaqi ka rrëfyer dhe rolin që kishte përgatitur për ish-kryeministrin, Sali Berisha, nëse do të pranonte të ishte pjesë e filmit.

“Ai ka qenë i pari që ka marrë ftesën. Berisha do të ishte xhaja i gruas time nga Tropoja. E vetmja gjë që do bënte ishte që do hynte në dasmë dhe do thoshte “This is a miracle of freedom” dhe nuk e tha. Nuk më pranoi, më erdhi keq. Do ishte një kujtim shumë i bukur i doktorit,”– ka shtuar më tej Mamaqi.

Mbrëmjen e djeshme u mbajt premiera e filmit “I Love Tropoja”. Të pranishëm në sallën e Pallatit të Koncerteve ishin njerëz të ndryshëm nga bota e showbizit dhe më gjerë.

R.L/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz doktori edi rama ermal mamaqi i love tropoja sali berisha doktori edi rama ermal mamaqi i love tropoja sali berisha

Sondazh

Poll