Art&Argëtim

“Ju kërkoj ndjesë”, Ermali braktiset nga dritat në premierën e filmit, Pallati i Kongreseve në errësirë të plotë, l

29 Janar 2020, 21:42 Nga DOSJA
“Ju kërkoj ndjesë”, Ermali braktiset nga dritat në

TIRANË– Premiera e filmit të Ermal Mamaqit, “I love Tropoja” është shoqëruar me prostesta dhe incidente. Teksa vetë komediani priste që salla e pallatit të Kongreseve të mbushej plot emocione, ka ndodhur komplet e kundërta.

Përveç fletushkave që u hodhën në pallat, kundër kryeministrit Edi Rama që luajti në këtë film, të gjtihë që kishin shkuar të ndiqnin premierën, mbetën në errësirë. Kjo pasi, shkëputja e energjisë elektrike që përfshiu të gjithë Tiranën, ka ndodhur pikërisht në orarin që pritej transmetimi për herë të parë i filmit të Mamaqit.

Po bie një shi i dendur dhe pallatit të Kongreseve i kanë ikur komplet dritat. Ju kërkoj shumë ndjesë por për pak sekonda do kthehet gjithçka në normalitet,”- dëgjohet të thotë Ermali.

Dosja.al raportoi edhe protestën që u zhvillua pak para nisjes së premierës. Një grup të rinj hodhën fletushka përpara pallatit të Kongreseve, mbi të cilat shkruhej: Rama krihet, Shqipëria digjet.

Ermal Mamaqi ka më shumë se një javë që bën xhiron e të gjithë emisioneve në Shqipëri, duke folur për këtë film. Edhe pas këtij trumbetimi të madh reklamash, premiera e filmit nisi me dy incidente.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz erma mamaqi i love tropoja erma mamaqi i love tropoja

Sondazh

Poll