Politike

Pirro Xhixho mbërrin në SPAK, do t'i komunikohen zyrtarisht akuzat për dosjen Meta-Kryemadhi

Xhixho mësohet se është thirrur për t’u njohur me provat dhe akuzat që rëndojnë ndaj tij, në kuadër të hetimeve.

28 Korrik 2025, 15:13 Nga N.F
Pirro Xhixho mbërrin në SPAK, do t'i komunikohen zyrtarisht
Xhixho

TIRANË- Ish-drejtori i AKEP, Pirro Xhixho është paraqitur në ambientet e SPAK. Paqaqitja e tij në SPAK vjen pasi ai do të njihet zyrtarisht me akuzat e ngritura në kuadër të hetimeve për dosjen që lidhet me Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin.

Xhixho mësohet se është thirrur për t’u njohur me provat dhe akuzat që rëndojnë ndaj tij, në kuadër të hetimeve. Ndaj babai të deputetes Erisa Xhixhos, rëndon akuza korrupsion pasiv përfshirë në dosjen e presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe deputes Monika Kryemadhi.

Ish-presidenti dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u arrestua më 21 tetor me urdhër të SPAK në zonën e "Casa Italia" në Tiranë. Meta akuzohet për pastrim parash, korrupsion pasiv dhe mosdeklarim pasurie. Në njoftimin e SPAK thuhet se objekti i hetimit të këtij procedimi janë veprimet korruptive të zyrtarëve të shtetit në lidhjen dhe zbatimin e kontratës së shërbimit CEZ-DIA. 

pirro xhixho spak

Sondazh

Poll