Politike

"Jepet leja dhe pastaj shkon në drejtim të paditur", Rama paralajmëron arkitektët me pasoja ligjore

Rama theksoi se projektet duhen realizuar besnikërisht sepse bëhet një punë e madhe nga të gjitha palët pjesëmarrëse nga investitorët tek ndërtuesit.

28 Korrik 2025, 14:23 Nga r.ll
"Jepet leja dhe pastaj shkon në drejtim të paditur", Rama
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama paralajmëroi pasoja ligjore për arkitektët projektet e të cilëve mund të ndryshojnë gjatë rrugës pas dhënies së lejes së ndërtimit. Rama theksoi se projektet duhen realizuar besnikërisht sepse bëhet një punë e madhe nga të gjitha palët pjesëmarrëse nga investitorët tek ndërtuesit.

Rama: Projektet duhen realizuar besnikërisht sepse bëhet gjithë ajo punë e madhe nga arkitektët dhe investitorët e ndërtuesit, bëhet gjithë ajo punë për ti filtruar dhe kaluar në procesin e aprovimit, jepet leja dhe pastaj gjëja shkon në drejtim të paditur në një pjesë shumë të madhe të rasteve. Nuk po diskutoj detaje të vogla, por në volum që ndryshojnë.

Nga njëra anë është të adresojmë problematikën përmes masave të reja ligjore që patjetër përfshijnë arkitektin si personi garant i projektit që merr përgjegjësinë morale e ligjore për realizimin. Por nuk është thjesht çështje masa ligjore, por çështje vetëdije nga ana e investitorëve dhe ndërtuesve për të aksesuar këtë treg të ri financiar që mund të bëhet burim shumë i shpejtë, i thjesht dhe konsiderueshëm të ardhurash në mënyrë që ndërtimi të mos bazohet tek paraqitja e kleringu, janë dy forma ishin të pranueshme për një periudhe të caktuar kohem por sot mund të mos jenë kur mundësitë janë për të pasur akses në forma të tjera financimi.

edi rama

Sondazh

Poll