Politike

"PD do e denoncojë në institucionet e BE-së Kodin e narkoshtetit," Berisha: KE nuk mund të mbështesë një kodin e ndëshkimit masiv të qytetarëve

Ai shtoi se asnjë institucion demokratik nuk do të pranojë kodin pasi sipas tij nuk mbështeten kodet që mbrojnë zyrtarët dhe ndëshkon qytetarët.

28 Korrik 2025, 13:35 Nga N.F
"PD do e denoncojë në institucionet e BE-së Kodin e
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës për mediat është shprehur se PD do e denoncojë në institucionet e BE-së Kodin e ri Penal të cilin e cilësoi si kod i narkoshtetit. Ai shtoi se asnjë institucion demokratik nuk do të pranojë kodin pasi sipas tij nuk mbështeten kodet që mbrojnë zyrtarët dhe ndëshkon qytetarët.

Sipas tij ky kod është Kodi i ndëshkimit masiv të qytetarëve. Berisha u shpreh se kodi i ri është krujyar në zyrtat e kryeministrit Edi Rama dhe se ai nuk është konsultuar me askënd. Ai më parë shtoi se Kodi i ri Penal është kryekëput infrastrukturë ligjore e narkoshtetit të instaluar. 

"Unë kam besim se asnjë institucion demokratik nuk do të pranojë këtë Kod dhe ju siguroj se opozita, e tëra, do të hedhë dritë Kodin e narkoshtetit në të gjitha institucionet kryesore ndërkombëtare. Nuk besoj kurrë se Komisioni Europian, mund të përligjë, nuk mund të mbështesë një Kod të tillë, i cili thashë dhe njëherë, mbron zyrtarët, ndëshkon qytetarët, është një satër për fjalën e lirë, për opozitën, për protestën dhe për të gjitha.

Opozita do të kundërshtojë me të gjithë forcën këtë Kod dhe kam bindjen se do e kundërshtojnë qytetarët shqiptarë, të cilët pas këtij Kodi, mund ti burgosë dhe ti dënojë me burg çdo polic, mjafton që të thotë se më shtyu apo më fyeu, apo parkoj këtu, parkoi aty. Ky Kod është Kodi i ndëshkimit masiv të qytetarëve dhe ne do u qartësojmë qytetarëve se çfarë do të thotë ky Kod.

Kodi, ju e patë vetë u paraqit nga vetë Uluziu. Se kishit parë kurrë përpara, nuk kishit dëgjuar, nuk kisha lexuar unë asnjë gjë, për asnjë konsultë, nga askërkush. Pra ishte Kodi i dalë nga zyrat e Edi Ramës. U paraqit një si autor i tij, por ai është një shumë i keqpërdorur që në vitet e rinisë së tij, dikur nga Sigurimi i Shtetit dhe më vonë nga cilido. Është i parëndësishëm fare. Kurrë ai nuk mund të paraqesë një Kod të tillë. Ai vetëm sa ka bërë ndonjë redaktim, sepse ky Kod ka dalë nga zyrat e Edi Ramës. Ato që ka thënë përpara Edi Rama, janë në Kod këtu," tha ai.

berisha

Sondazh

Poll