Art&Argëtim

“Përdhunues”, rrjeti shpërthen në sulme ndaj aktores që akuzoi Bryan, boomerangu i historisë që ‘u gropos’ 17 vite

29 Janar 2020, 16:31 Nga DOSJA
“Përdhunues”, rrjeti shpërthen në sulme ndaj aktores

TIRANË– Aktorja Evan Rachel Wood e ka quajtur përdhunues legjendën e ndjerë Kobe Bryant, vetëm disa orë pas vdekjes së tij. Në një status në Twitter, Rachel Wood shkruan se vdekja e Bryant është një humbje e thellë, por nuk harron të vërë në dukje edhe historinë e tij në lidhje me akuzat për përdhunim, ngjarje e ndodhur rreth 17 vite më parë.

Ajo që ka ndodhur është tragjike. Jam zemërthyer për familjen e Kobe. Ai ishte një hero sportiv. Ai ishte edhe një përdhunues. Dhe të gjitha këto të vërteta mund të ekzistojnë njëkohësisht,”– shkruan aktorja në statusin e saj.

Menjëherë pas këtyre fjalëve, statusi i Rachelës shtë mbushur me komente të shumta, ku theksohert se akuzat e saj janë të pavërteta dhe se kanë rënë.

“Akuzat nuk janë prova,”- shkruan një person. 

Kyla Pratt, një tjetër aktore gjithashtu, kritikoi Wood-in për statusin teksa shkroi: “Evan. Ne u takuam që fëmijë dhe unë u rrita në të njëjtën industri si ju dhe kemi admiruar punën tuaj nga larg këto vitet e fundit. Po këto akuza? Si guxon të merresh? “

Më vjen keq, por kjo ishte e padrejtë“, shkroi një person tjetër. “Familja e tij është në zi dhe ju e quani kështu. Tre vajza humbën babanë dhe motrën e tyre, një grua humbi burrin dhe vajzën e saj dhe ti po drejton vëmendjen larg kësaj duke akuzuar në Twitter.” Pas këtij vërshimi me kundërpërgjigje, aktorja shtoi një tjetër status duke u përpjekur të sqarojë statusin e saj. “Të dashur, ky nuk ishte një dënim e as festim. Ishte një kujtesë që të gjithë do të kenë ndjenja të ndryshme pas kësaj ngjarjeje dhe ka vend që të gjithë të pikëllohemi së bashku në vend që të luftojmë. Të gjithë kanë humbur, prandaj ju lutemi tregoni dashamirësi dhe respekt për të gjithë,” – vijoi ajo më tej. 

Vetë një ditë pas vdekjes një tjetër status për akuzat për përdhunim ndaj Kobe Bryant bëri edhe një gazetare. Felicia Sonmez, e kontratuar pranë ‘Washington Post”, shpërndau një artikull të një tjetër medieje ku flitej për akuzat për përdhunim ndaj Bryant.

Por gazetarja Sonmez ka treguar se pas këtij postimi kishte marrë shumë mesazhe dhe reagime për publikimin e artikullit, por në përgjigje të atyre që e kundërshtonin ajo  ka shkruar: Çdo figurë publike ia vlen të kujtohet edhe nëse ajo figurë publike është e dashur.

Më pas Somnez u “detyrua” të fshijë çdo postim të saj në lidhje me Kobe, ndërkohë sipas reporterit Matthew Keys, është mësuar se Ëashington Post e shkarkoi nga puna gazetaren, me arsyetimin se politikat e redaksisë e shihnin si jo të drejtë këtë gjë që ka bërë gazetarja.

Por si qëndron puna me akuzat e përdhunimit? Si është kjo histori që u rikthyer si një boomerang ndaj Kobe Bryant pasi ndërroi jetë?

Në vitin 2003 Bryant u akuzua për sulm seksual nga një 19-vjeçare, e cila punonte në një hotel në Colorado. Akuzat ranë vetëm pak javë pas denoncimit pasi vetë vajza, e cila pretendoi se Bryant kishte tentuar ta përdhunonte, refuzoi të dëshmonte në gjykatë. Vajza në fjal;ë mori edhe kërcënime me vdekje pas denoncimit dhe vendosi të tërhiqej. Këto akuza sollën probleme edhe në jetën personale të Bryant, pasi e shoqja Vanessa nisi procedurat e divorcit.

Pas tërheqjes së akuzave, çifti bënë të ditur publikisht se kishin anuluar divorcing dhe po bënin një përpjekje për të rinisur marrëdhënien e tyre. Vitet kaluan dhe gjithçka pasoi me qetësi, teksa në jetë erdhën edhe katër vajzat e çiftit. Por vetëm pas vdekjes së Bryant, sulmi për përdhunim rinisi sërish.

Kobe Bryant, legjenda e basketbollit amerikan u shua pas një aksidenti ajror. Mediat vendase bënë me dije se Bryant ishte duke udhëtuar me helikopterin e tij privat, bashkë me vajzën 13-vjeçare dhe 7 persona të tjerë, por janë rrëzuar dhe kanë gjetur të gjithë vdekjen. Deri më tani si shkak i aksidentit dyshohet të kenë qenë kushtet jo të favorshme atmosferike. Mjegulla e madhe e cila kishte “pushtuar” zonën e Kalifornisë ka vështirësuar punën e pilotit, i cili humbi menjëherë kontrollin e helikopterit. Mijëra fansa nëpër botë kanë shprehur ngushëllimet për këtë humbje.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz akuzat per perdhunim ndaj kobe bryant kobe bryant akuzat per perdhunim ndaj kobe bryant kobe bryant

Sondazh

Poll