Art&Argëtim

Mori një Oscar në vitin 2018/ Kobe Bryant ‘prezent’ në ceremoni edhe pas vdekjes, nderimi që do t’i bëhet më 9 shkur

29 Janar 2020, 15:01 Nga DOSJA
Mori një Oscar në vitin 2018/ Kobe Bryant ‘prezent’

TIRANË– Ylli i basketbollit, Kobe Bryant i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident ajror bashkë me të bijën, do të nderohet në ceremoninë e Oscars që do të mbahet gjatë mbrëmjes së nëntë shkurtit. do të nderohet në Oscar gjatë mbrëmjes që do të mbahet në datë 9 shkurt.

Mediat ndërkombëtare citojnë burimet për Hollywood Reporter dhe shkruajnë se Akademia e Arteve dhe Shkencave të Lëvizjes po planifikon të nderojë Bryant në ceremoninë e Oscars dhe të pranojë publikisht vdekjen e legjendës. Ende nuk dihet nëse yllit të basketbollit do t’i jepet ndonjë çmim i veçantë.

Bryant është fitues i një çmimi Oscar në vitin 2018, për filmin e tij të shkurtër të animuar “Dear Basketball”. Grammy’s e nderuan gjithashtu ikonën e basketbollit gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve. “Ata dyshuan se një fëmijë mund të luante në NBA dhe ai i provoi se të gjithë ishin gabim. Ata dyshuan se ai mund të fitonte një kampionat dhe ai i provoi ata se ishin prapë gabim. Ata dyshuan se ai mund të realizonte filma dhe ai fitoi një Oscar. Si të gjithë artistët e shkëlqyer, Kobe Bryant provoi dyshimet e gabuara. Pusho në paqe!”– u shkruajt në monitor gjatë nderimit për Bryant.

Kobe Bryant, legjenda e basketbollit amerikan u shua pas një aksidenti ajror. Mediat vendase bënë me dije se Bryant ishte duke udhëtuar me helikopterin e tij privat, bashkë me vajzën 13-vjeçare dhe 7 persona të tjerë, por janë rrëzuar dhe kanë gjetur të gjithë vdekjen. Deri më tani si shkak i aksidentit dyshohet të kenë qenë kushtet jo të favorshme atmosferike. Mjegulla e madhe e cila kishte “pushtuar” zonën e Kalifornisë ka vështirësuar punën e pilotit, i cili humbi menjëherë kontrollin e helikopterit. Mijëra fansa nëpër botë kanë shprehur ngushëllimet për këtë humbje.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz kobe bryant oscars 2020 oscars per kobe bryant kobe bryant oscars 2020 oscars per kobe bryant

Sondazh

Poll