Bota

Vritet me plumb në kokë shqiptari në Tuz, trupi i pajetë iu gjet në një livadh, autori dorëzohet në polici (Emrat)

29 Janar 2020, 18:34 Nga DOSJA
Vritet me plumb në kokë shqiptari në Tuz, trupi i pajetë iu

TUZ- Një shtetas shqiptar është vrarë në Tuz të Malit të Zi. Lajmi bëhet me dije nga Mediat malazeze, ku thuhet se viktima është Edmont Gjinkolaj, trupi i të cilit u gjet mëngjesin e sotëm në një livadh në fshatin Miles të tuzit. Dyshohet se viktima kishte banuar te Juncaj, si qiramarrës dhe në Tuz qëndronte si punëtor.

Pas kësaj ngjarje të rëndë, autori është dorëzuar dhe më pas arrestuar. Ai quhet Paljoka Junqaj nga Mali i Zi, i cili rrëfeu krimin dhe dorëzoi armën me të cilën mendohet se ka qëlluar mbi shqiptarin, duke e lënë të vdekur. Ndërkohë sipas informacionit të policisë, shqiptari i vrarë hyri në Mal të Zi në 4 janar dhe ka qëndruar deri në momentin e vrasjes me disa shqiptarë të tjerë. Nga autopsia e kryer rezulton se shqiptari gjeti vdekjen nga një plumb në kokë.

(a.m/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni edmont gjinkolaj paljoka junqaj vritet me plumb shqiptari ne tuz edmont gjinkolaj paljoka junqaj vritet me plumb shqiptari ne tuz

Sondazh

Poll

Bota 29 Janar 2020, 12:21

Një baba ka braktisur në aeroportin e Moskës dy fëmijët e tij duke u lënë në një nga çantat një letër ku shkruante se për momentin nuk është në gjendje t...