Bota

Metrat e fundit që i morën jetën Kobe Bryant, hetuesin dalin në një version: Helikopteri i tij nuk kishte sistem sigurie

29 Janar 2020, 17:32 Nga DOSJA
Metrat e fundit që i morën jetën Kobe Bryant, hetuesin dalin

Helikopteri që transportonte Kobe Bryant bashkë me vajzën e tij Gianna dhe 7 persona të tjerë nuk kishte një sistem paralajmërimi për të njoftuar pilotin se ai ishte shumë afër tokës.

Një anëtare e bordit, Homendy, tha se helikopteri nuk kishte sinjalizues terreni që i jep informacione pilotit me terrenin rreth helikopterit. Piloti Ara Zobayan ishte duke u ngjitur kur helikopteri filloi një zbritje të papritur dhe të tmerrshme prej 1.200 metra (366 metra) që zgjati gati një minutë.

Fjalët e fundit të pilotit ishin se po ngjitej mbi retë për t’i shmangur ato. Biseda e tillë është regjistruar në orën 9:45 me orën locale, ndërsa 2 minuta më pas erdhi edhe telefonata e parë në numrin e emergjencës 911.

Zyra e hetimeve gjithashtu tha se trupat e viktimave ishin rikuperuar te gjithë dhe katër prej tyre, përfshi atë të Kobe Bryant, ishin identifikuar zyrtarsiht. Hetuesve iu desh shumë punë për të arritur deri në vendin e aksidentit.

e.ç.dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota ara zobaya gianna homendy kobe bryant ara zobaya gianna homendy kobe bryant

Sondazh

Poll

Bota 29 Janar 2020, 12:21

Një baba ka braktisur në aeroportin e Moskës dy fëmijët e tij duke u lënë në një nga çantat një letër ku shkruante se për momentin nuk është në gjendje t...