Ekonomi

ISHSH dështoi me masat për anti-virusin, Manastirliu nxiton t’i shpëtojë ‘lëkurën’ Vjollca Brahos: Zinxhiri instituc

29 Janar 2020, 10:40 Nga DOSJA
ISHSH dështoi me masat për anti-virusin, Manastirliu nxiton t’i

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka qenë sot në Rinas ku ka parë nga afër masat e marra për koronavisurin. Në një reagim nga aeroporti, Manastirliu shprehet se zinxhiri i kontrollit ka funksionuar shumë mirë dhe janë marrë të gjitha masat për evidentimin e rasteve njësoj si në vendet e BE.

Njësia këtu në aeroportin Nënë tereza, është 24 orë në ditë dhe ka informacuion të plotë për të gjitha skedat. Aeroporti ka dhe pikën shëndetësore këtu. Ka dhe dhoma të tjera, që nëse ka ndonjë nevojë të posaçme të vijohet me kontrollet e plota për koronavirusit që të jemi në standardet ndërkombëtare. Ka dhe informacion për të gjithë pasagjerët që kalojnë këtu. Kemi një zinxhir që funksionon shumë mirë dhe në kohë reale tregon të gjitha veprimet. Duhet theksuar dhe një fakt se ka pasur një bashkëpunim shumë të mirë, me informacionin që jepet në kohë reale për të gjitha ajrore”, u shpreh Manastituliu.

Por edhe pse ministrja e Shëndetësisë, shprehet se  masat në Rinas dhe në portet e vendint janë të rrepra, një prej persoanve që bën kontrollet shpreh të kundërtën. Lorenc Harshova, shef i Njësisë Kufitare të Inspektimit Shëndetësor në aeroportin e Rinasit është shprehur për Neësbomb.al se gjatë 24 orëve të fundit, nga Kina në Rinas janë futur 5 persona të cilët kanë kaluar tranzit. I pyetur nësa këta persona që janë futur në Shqipëri i janë nënshtruar ndonjë kontrolli të veçantë, Harshova tha se deri tani është përdorur vetëm pyetsori i OBSH.

“Gjatë 24 orëve të fundit kemi 5 persona të ardhur nga Kina në Rinas. Këta persona, janë intervistuar në bazë të një pyetësori të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe deri tani nuk kemi asnjë problem”, tha Harshova. Por ministrja është e bindur se në Rinas bëhen kontrolle të rrepta për të gjithë personat. 

Virusi i ri vdekjeprurës në Kinë u ka marrë jetën brenda një jave 132 personave, ndërsa rreth 6000 të tjerë janë të prekur dhe po marrin trajtimin e duhur, por mbi 125 nga të infektuarit janë në gjendje kritike. Sipas ekspertëve është mësuar se ky virus mund të jetë përhapur nga një supë e gatuar me lakuriq nate, ndërsa dyshohet nga ana tjetër se infeksionin mund ta kenë përhapur edhe gjarpërinjtë, një ndër ushqimet më të preferuara për kinezët. Por, ndërkohë kanë qarkulluar disa versione ku mendohet se virusi është krijuar në një laborator ushtarak në Whan.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale koronavisur lorenc harshova masat ne rinas vjollca braho koronavisur lorenc harshova masat ne rinas vjollca braho

Sondazh

Poll

Ekonomi 28 Janar 2020, 15:17

TIRANË- Në Shqipëri 68.6% e individëve të moshës 16-74 vjeç deklaruan se ishin përdorues të internetit ne tre muajt e fundit. Në Bashkim Europian si...