Alarm edhe në Greqi/ Autoritetet gati për shfaqjen e rasteve me koronavirus
29 Janar 2020, 16:38Nga DOSJA
GREQI-Autoritetet greke janë në gjendje të lartë gatishmërie pas shfaqjes së disa rasteve të koronavirusit në Gjermani, Francë, por edhe në Turqi.
Specialistët vendas madje nuk kanë përjashtuar faktin që nëse virusi do të vazhdojë të përhapet me ritmin e sotëm, shumë shpejt do regjistrohen rastet e para të personave të infektuar edhe në Greqi.
Ndaj edhe ministri grek i Shëndetësisë në një sëre masash të qeverisë ka bërë me dije të martën,disa spitale në qytetet e mëdha të vendit në të cilat janë krijuar dhomat e veçanta të trajtimit të personave të mundshëm të infektuar. Gjithashtu janë planifikuar edhe ekuipazhet e ambulancave të veçanta si dhe maskat dhe uniformat speciale.
Sa i përket kryeqytetit spitalet e përcaktuara për këto raste janë, Sotiria, Evagjelizmos, spitali universitar Atikon si dhe Thriasio i Elevsines, ndërsa në Selanik është përcaktuar spitali Axepa.
Gjithashtu në pjesën tjetër të vendit janë në gadishmëri ambiente dhe personel në spitalet e Larisës, Aleksandrupolit, Janinës, Patrës dhe Kretës.
Ndërsa në aeroportin e Athinës ka disa ditë që funksionin një ekip mjekësor me gjithë aparaturat dhe ambientin e duhur, prej fillimit të kësaj jave Greqia ka ndërprerë gjithë fluturimet drejt qyteteve kineze.
Marrë nga top channel
(a.k.dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
KOSOVË- Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka dedikuar një postim prekës për aktivistin e kësaj partie Hysni Hyseni nga Prizreni, i cili ndërroi jetë d...
KINË– Paniku i shkaktuar nga përhapja e koronavirusit ka detyruar kompanitë ajrore të marrin masa drastike në mbrotje të udhëtarëve.Pasagjerët e disa linj...
KINË– Në Kinë prej ditësh koronavirusi po merr dhjetëra jetë njerëzish, ku deri ditën e sotme janë shënuar 132 viktima dhe mbi 6000 të prekur nga virusi.Po...
SHBA-Sulmet e Iranit tek ushtritë amerikane kanë shkaktuar lëndimin e disa ushtarëve gjatë fillimit të këtij muaji, ndërsa numri i të lënduarëve është rritur gj...
Bota29 Janar 2020, 12:21
Një baba ka braktisur në aeroportin e Moskës dy fëmijët e tij duke u lënë në një nga çantat një letër ku shkruante se për momentin nuk është në gjendje t...
Një nga zyrtarët e opozitës ruse Alexei Navalny, ka ngritur akuza mbi kryeministrin e ri rus, Mikhail Mishutsin se zotëron një pasuri prej 45 milionë dollarësh ...
AUSTRALI– Në Kinë virusi sa vjen dhe përhapet çdo ditë e më shumë, por ndërkohë është edhe një luftë e madhe kundër koronavirusit edhe në vende të tjera ...
SHBA– Një djalë 9-vjeçar është akuzuar për vrasje në tentativë të shkallës së parë, pasi dyshohet se ka goditur me thikë kuzhine motrën e tij 5-vje&ccedi...