25 Korrik 2025, 10:37
Nga M.B
Foto nga takimi
TIRANA- Ditën e sotme u prezantua drafti i Kodit të Ri Penal, i hartuar nga një grup ekspertësh dhe i udhëhequr nga Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi. Gjatë fjalës së tij, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, u shpreh se Kodi Penal aktual nuk i përgjigjet sdifave të kohës. Ai shtoi se riformatimi konceptual dhe strukturor është jo vetëm i domosdoshëm, por i pashmangshëm.
Manja tha se në këtë kuadër, puna për të pasur një draft të ri të Kodit Penal nga një grup pune i kryesuar nga prof. Rakipi kishte filluar që në vitin 2019, por vetëm në shkurt të 2023, Ministria e Drejtësisë e ngarkoi zyrtarisht këtë grup pune të pavarur dhe profesional, me ekspertë të njohur të fushës penale për të hartuar këtë projekt të Kodit të Ri Penal që nga sot do jete për konsultim publik.
Sipas tij, është shumë e rëndësishme të theksoj se ky draft nuk është produkt i Ministrisë së Drejtësisë apo i qeverisë. Ai gjithashtu shtoi se Ministria e Drejtësisë ka pasur dhe do të ketë deri në fund vetëm rol organizues dhe mbështetës, ndërsa autorësia intelektuale dhe përmbajtja teknike e draftit është dhe do të mbetet krejtësisht në pronësi të grupit të punës në çdo fazë të konsultimit publik.
“Kodi aktual nuk i përgjigjet më sfidave të kohës dhe zbatimi i tij paraqet vështirësi reale për gjyqtarët, prokurorët dhe avokatët. Riformatimi konceptual dhe strukturor është jo vetëm i domosdoshëm, por i pashmangshëm. Në këtë kuadër, puna për të pasur një draft të ri të Kodit Penal nga një grup pune i kryesuar nga prof. Rakipi kishte filluar që në vitin 2019, por vetëm në shkurt të 2023, Ministri i Drejtësisë e ngarkoi zyrtarisht këtë grup pune të pavarur dhe profesional, me ekspertë të njohur të fushës penale, nën drejtimin e prof. Arben Rakipit, Drejtor i Shkollës së Magjistraturës, për të hartuar këtë projekt të Kodit të Ri Penal që nga sot do jete për konsultim publik.
Është shumë e rëndësishme të theksoj se ky draft nuk është produkt i Ministrisë së Drejtësisë apo i qeverisë. Ministria e Drejtësisë ka pasur dhe do të ketë deri në fund vetëm rol organizues dhe mbështetës, ndërsa autorësia intelektuale dhe përmbajtja teknike e draftit është dhe do të mbetet krejtësisht në pronësi të grupit të punës në çdo fazë të konsultimit publik. Pasi të ezaurohet faza e brendshme e konsultimit publik, drafti do të duhet të marrë vulën e çertifikimit në Bruksel dhe vetëm atëherë Ministria e Drejtësisë dhe qeveria do të vijojnë me procedurat e miratimit parlamentar me shumicë të cilësuar, sipas Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit.
Një ftesë të veçantë dua t’i drejtoj opozitës parlamentare: të kontribuojë me ekspertizë dhe pjesëmarrje aktive në tryezat e konsultimit publik. Kodi i Ri Penal është një akt shtetëror dhe përbashkët. Në Bashkimin Evropian shkon Shqipëria, jo vetëm një qeveri apo një forcë e caktuar politike. Vetëm përmes dialogut, mendimit kritik dhe bashkëpunimit gjithëpërfshirës mund të ndërtojmë një Kod Penal modern, efektiv dhe në përputhje me standardet më të avancuara evropiane dhe ndërkombëtare”, tha Manja.
ulsi manja
Politike
25 Korrik 2025, 09:46
M.B
Foto nga postimi i Ramës
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjetet sociale ku ka njoftuar nisjen e asaj q&e...
Politike
25 Korrik 2025, 08:09
M.B
Kuvendi i Kosovës
KOSOVA- Deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen sot për vazhdimin e 52-të të seancës konstituive...
Politike
24 Korrik 2025, 22:08
r.ll
belind kellici
TIRANË- Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me hetimet nd...
Politike
24 Korrik 2025, 21:53
r.ll
klodiana lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të reja lidhur me hetimet e SPAK ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion ...
Politike
24 Korrik 2025, 21:43
r.ll
kuvendi i kosoves
KOSOVË- Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur masë të përkohshme, që do të jetë në ...
Politike
24 Korrik 2025, 20:07
r.ll
fotot e postuara nga rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet e tij sociale një video nga aksioni i bizneve për lirimin...
Politike
24 Korrik 2025, 19:03
r.ll
enver hasani
KOSOVË- Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka vlerësuar se kërkesa e ...
Politike
24 Korrik 2025, 18:59
Blerina Gjoka
fatmir xhafaj
TIRANË- Kryetari i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Antikorrupsionin dhe...
Politike
24 Korrik 2025, 16:33
N.F
Foto
SHBA- Shtetet e Bashkuara vlerësojnë për Radion Evropa e Lirë se ekzistojnë mundësi të rëndësishme pë...
Politike
24 Korrik 2025, 15:39
r.ll
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka për herë të parë një të penduar të drejtësisë që do të jap&...