Aktualitet

U kapën me lëndë narkotike, arrestohen 4 persona në Sarandë dhe Vlorë, kanabisi shitej në zonat turistike (EMRAT)

Ata akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Arrestimi i tyre ka ardhur pas kontrolleve në banesat e tyre, në Vlorë, Qeparo dhe Sarandë.

25 Korrik 2025, 17:18 Nga N.F
U kapën me lëndë narkotike, arrestohen 4 persona në
Foto

SARANDË- Katër persona mësohet se janë vënë në pranga në Sarandë dhe Vlorë pas një operacioni me qëllim kapjen e personave që posedojnë lëndë narkotoke. Nga kontrollet e shtuara në rrugë dhe në banesa u bë i munduar arrestimi i 4 personave. 

Të arrestuarit janë identifikuar si 44-vjeçari, Agron Yzeiraj, 30-vjeçari Neritan Avdiu, 31-vjeçarja Klaudja Sadiku dhe 42-vjeçari Eldi Beshaj. Ata akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Arrestimi i tyre ka ardhur pas kontrolleve në banesat e tyre, në Vlorë, Qeparo dhe Sarandë. Policia zbuloi lëndë narkotike të llojit cannabis sativa, të dyshuara me qëllim shitjen në zona turistike.

droge arrestohen 4 persona

Sondazh

Poll