Aktualitet

Situatë kritike për shkak të zjarrit në Senicë, digjen 11 banesa dhe një kishë 200-vjeçare

Deri më tani mësohet se 11 banesa janë djegur. "Viktimë" e këtij zjarri ka qenë edhe kisha 200- vjeçare e "Shën Dhimitrif" e cila është djegur.

25 Korrik 2025, 15:05 Nga N.F
Situatë kritike për shkak të zjarrit në Senicë, digjen
Foto ilustruese

DELVINË- Zjarret në vend vijojnë të shtohen ndërsa temperaturat e larta dhe era po ndikojnë në "fuqizimin" e tyre duke e bërë të vështirë fikjen e tyre. Zjarri në Senice të Delvinës është ndër zjarret problematik pasi përveç djegies së bimësisë ka shkrumbuar edhe banesa në zonë.

Deri më tani mësohet se 11 banesa janë djegur. "Viktimë" e këtij zjarri ka qenë edhe kisha 200- vjeçare e "Shën Dhimitrif" e cila është djegur. Kryebashkiaku i Delvinës, Besmir Veli ka deklaruar se situata është kritike ndërsa prioritet është shpëtimi i banorëve.

zjarri ne senice

Sondazh

Poll