Aktualitet

Përfshihet nga flakët makina në aksin Sarandë-Gjirokastër, shoferi del në kohë nga mjeti

Sipas raportimeve mjeti ka nisur të digjet fillimisht në pjesën e përparme të saj.

25 Korrik 2025, 15:15 Nga N.F
Përfshihet nga flakët makina në aksin
Foto ilustruese

SARANDË- Në mjet tip "Maserati" është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në aksin Sarandë-Gjirokastër. Shoferi i mjetit fatmirësisht ka arritur të dalë në kohë nga mjeti pa marrë lëndime. Sipas raportimeve mjeti ka nisur të digjet fillimisht në pjesën e përparme të saj.

Zjarrfikësit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur fikjen e flakëve. Ende nuk dihet arsyeja se përse mund të ketë marrë flakë mjeti ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

digjet makina

Sondazh

Poll