Aktualitet

Ministria e Mbrojtjes urdhëron evakuimin e tre fshatrave për shkak të zjarreve në Delvinë

Ministria u ka bërë thirrje banorëve të respektojnë udhëzimet e emergjencave civile dhe të bashkëpunojnë me forcat e Policisë dhe autoritetet vendore.

25 Korrik 2025, 16:08 Nga N.F
Ministria e Mbrojtjes urdhëron evakuimin e tre fshatrave për shkak
Foto ilustruese

DELVINË- Ministria e Mbrojtjes përmes një njoftimi ka bërë me dije se ka urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të banorëve të trë fshatrave në Delvinë për shkak të rrezikut nga zjarret. Mësohet se evakuimi është urdhëruar për fshatrat Palavli, Vergo dhe Kopaçëz.

Ministria u ka bërë thirrje banorëve të respektojnë udhëzimet e emergjencave civile dhe të bashkëpunojnë me forcat e Policisë dhe autoritetet vendore. Në njoftim theksohet se autoritetet janë angazhuar për mbrojtjen e jetës dhe pronës së banorëve. Sipas ministrisë në operacionin e fikjes së zjarrit janë përfshirë edhe dy helikopterë të Forcës Ajrore. Ato po veprojnë në zonën e Delvinës, ndërsa dy të tjerë janë angazhuar në operacionet ajrore në qarkun Berat-Dimal.

zjarret ne dimal ministria e mbrojtjes

Sondazh

Poll