Aktualitet

Zjarri në fshatin Kalasë/ Zjarrfikësit injorojnë thirrjen e dëshpëruar të qytetares: O Zot, ktheni makinën! Janë 3 njerëz në zjarr (VIDEO)

Sipas saj 3 persona janë mesa flakëve ndërsa zjarrfikësit duken qartë të pashqetësuar nga thirrja e qytetares e cila duke që në zë që është shumë e shqetësuar për fatin e personave.

25 Korrik 2025, 15:28 Nga N.F
Zjarri në fshatin Kalasë/ Zjarrfikësit injorojnë thirrjen e
Foto

DELVINË- Vatra e zjarrit në fshatin Kalasë të Delvinës ka marrë përmasa të mëdha ndërsa flakët kanë djegur 11 banesa. Era e fortë dhe temperaturat e larta kanë favorizuar përhapjen e flakëve ndërsa shumë banorë fajësojnë edhe autoritetet për mos ndërhyrjen në kohë.

Në një videonjë zonjë ka denoncuar një rast sesi jetët e banorëve janë rrezikuar nga flakët pasi zjarrrfikësit nuk kanë ndërhyrë. Zonja e cila dëgjohet në video teksa u bën thirrje zjarrfikësve të kthejnë mjetin që të shkojnë dhe të shpëtojnë personat që ndodhen në zjarr. Sipas saj 3 persona janë mesa flakëve ndërsa zjarrfikësit duken qartë të pashqetësuar nga thirrja e qytetares e cila duke që në zë që është shumë e shqetësuar për fatin e personave.


Ajo tregon se ka komunikuar me të atin në telefon dhe e dinte saktësisht se ku ndodhej, në zonën e ullinjve ku kishte rënë zjarri. Së bashku me nënën dhe tezen, ajo ka udhëtuar me urgjencë nga Saranda drejt Kalasës dhe ka kërkuar ndihmën e zjarrfikëses, të cilën nuk morën mundimin të shpëtonin jetët që ishin në rrezik.

zjarri ne kalase

Sondazh

Poll